Ja VENDIMET e Gjykatës së Lartë që po degradojnë gjyqin ndaj Metës
Vendimet e shumicës në Gjykatën e Lartë, qartësisht synojnë të degradojnë gjyqin ndaj Metës, me argumente të mjegullta e madje edhe me gënjeshtra. Një krahasim mes argumenteve të shumicës dhe pakicës në Kolegjin Penal për rrëzimin e ekspertizës së huaj tregon qartë se si po përpiqen gjykatësit të shpëtojnë Metën
Të premten në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet seanca e radhës për gjyqin ndaj ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta, ndërkohë që vendimet e dy seancave të mëparshme zbardhin në detaje përpjekjen për të degraduar këtë gjyq në favor të Ilir Metës.
Gazeta Tema sjell tek ju detaje nga dy vendimet e seancave të korrikut, asaj të datës 11 dhe asaj të datës 22. Siç do shihet më poshtë, argumentet e shumicës, që kanë shkuar në favor të Metës, janë të dobëta, madje në një rast ata edhe kanë gënjyer.
Tejkalimi i afateve të hetimit
Siç dihet, Ilir Meta shpalli me të madhe se prokuroria ka tejkaluar afatet e hetimit. Në këtë mënyrë ai synonte të shpëtonte njësoj si Lulzim Basha nga hetimi. Por, Gjykata është vendosur përpara faktit të kryer se dokumentet e prokurorisë tregojnë qartë se hetimi ka qenë brenda afateve. Madje, Meta mori edhe rolin e qesharakut, duke u munduar të tregojë se ishte një letër e tij drejtuar Gjykatës së Lartë, që bëri që gjyqi të mos mbyllet për shkaqe procedurale.
Rrëzimin e kërkesës paraprake për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimore të kryera si dhe të provave të marra pas datës 12.04.2011 deri në datën 09.05.2011, si të kryera jashtë afateve proceduriale, me arsyetimin se, afati i zhvillimit të hetimeve paraprake ndaj të pandehurit Ilir Meta ka filluar në datën 09.02.2011 kur emri i tij është rregjistruar në rregjistrin e njoftimit të veprës penale në cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale sikurse parashikon pika 1 e nenit 323 të Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që, edhe çështja në Gjykatën e Lartë është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 09.05.2011, pra brenda afatit tremujor të parashikuar nga dispozita e sipërcituar, krahas ditëve që afati i hetimit paraprak është i pezulluar për shkak të kërkesës për autorizim për procedim sipas pikës 2 të nenit 323 të këtij Kodi, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të 11 korrikut.
Rrëzimi i ekspertizës së huaj
Por debati më interesant është ai për rrëzimin e ekspertizës së huaj. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për gjyqin. Dy ekspertë, një amerikan dhe një britanik e kishin cilësuar videon si origjinale, por Gjykata e Lartë rrëzoi këtë ekspertizë, duke argumentuar se është shkelur Kodi i Procedurës Penale dhe një Konventë Europiane për Ndihmë në Fushën Juridike.
Dy janë argumentet e shumicës në Kolegjin Penal: I pari se nuk është marrë garanci ligjore nga ekspertët për përgjegjësitë që mbajnë, pasi ata nuk kanë bërë betimin.
Duke pranuar si ekspertë persona privatë të huaj, si dhe duke u ngarkuar detyra e marrë mendimin e tyre në rrugë jo zyrtare, jashtë detyrimeve ligjore të parashikuara në K.Pr.Penale dhe në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, organi i akuzës i ka përjashtuar ekspertet realisht nga çdo përgjegjësi, aq më tepër nga përgjegjësia penale që mund të mbajnë sipas ligjeve përkatëse në rastin e veprës penale të ekspertimit të rremë. Në se organi i akuzës do të kishte ndjekur rrugën ligjore të përcaktuar në K.Pr.Penale si dhe ne Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, si dhe në ligjin nr.10193, datë 03.12.2009 Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështje Penale, ekspertët e huaj duhej të bënin betimin dhe të merrnin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimet do të ishte i saktë, thuhet në vendimin e marrë nga shumica.
Dhe argumenti i dytë është se është shmangur Ministria e Drejtësisë nga komunikimi me ekspertët. Nuk duhet harruar sa herë ka dështuar hetimet Ministria e Drejtësisë me letërporositë e saj, si në rastin e Damir Fazlliç.
Sipas nenit 509/1 të K.Pr.Penale, i cili nuk vjen ndesh me asnjë dispozitë të Konventave të mësipërme apo me aktet e tjera ndërkombëtare, kërkesat e gjykatave dhe prokurorive për letërporosi jashtë shtetit, të drejtuara autoriteteve të huaja, për njoftimet dhe marrjen e provave, i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila marr masa për ti nisur ato. Vetëm në rastet e ngutshme, sipas pikës 5 të këtij neni autoriteti procedues mund të vendosë nisjen direkt të akteve duke informuar Ministrinë e Drejtësisë. Pra edhe në rastet përjashtimore, në rastet e ngutshme, organi procedues ka detyrimin ligjor që patjetër të informojë Ministrinë e Drejtësisë. Siç rezulton nga dosja, këto dokumente, këto veprime nuk kanë kaluar nëpërmjet këtij institucioni të ngarkuar me ligj, gjë që konfirmohet në përgjigjen e Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.821/1, datë 31.01.2011, thuhet në vendimin e shumicës.
Por mendimi i pakicës, qartësisht hedh poshtë këto pretendime.
Kështu, në rastin e parë, atë të marrjes së betimit nga ekspertët e huaj, pakica thotë se kjo nuk qëndron, pasi prokuroria e ka marrë deklaratën dhe betimin nga ekspertët.
Në çështjen objekt gjykimi, organi i prokurorisë i ka përmbushur këto detyrime. Eksperti i caktuar, pra i thirrur në kuptim të normës proceduriale për të kryer ekspertimin, pasi është njohur me vendimin dhe objektin e ekspertimit, ka nënshkruar deklaratën e posaçme me të cilën konfirmon se nuk ka shkaqe përjashtimi, pranon përgjegjësitë për ushtrimin e detyrës së caktuar dhe formulën e betimit.
Po kështu, ekspertët, kanë përmbushur detyrën e tyre edhe në respektim të neneve 184 e 185 të Kodit të Procedurës Penale, duke e dhënë mendimin e tyre me shkrim dhe brenda afateve ligjore të parashikuara nga norma procedurale, thuhet në mendimin e pakicës.
Sa i përket shmangies së Ministrisë së Drejtësisë, pakica thotë se letërporositë përmes kësaj ministrie bëhen vetëm kur duhen marrë prova e kur bëhet ndonjë investim i përbashkët institucional.
Për më tepër, argumenton pakica, këta ekspertë mund të ishin edhe në Shqipëri.
Kjo dispozitë bën fjalë për Letërporositë e gjykatave dhe prokurorive, të drejtuara autoriteteve të huaja. Pra procedura e letërporosive, veprimet përkatëse dhe efektet e tyre gjejnë zbatim vetëm kur autoriteti procedues shqiptar kërkon të investojë, kërkon të bashkëpunojë me autoritete juridiksionale të huaja, duke i kërkuar pikërisht atyre që të kryejnë njoftime, të marrin prova etj. për llogari të autoritetit shqiptar, duke zbatuar rregullat përkatëse të njoftimit dhe marrjes së provës së shtetit të kërkuar në kombinim me ato të shtetit kërkues nëse nuk janë në konflikt parimor mes tyre. Por në çështjen objekt gjykimi, sikurse rezulton nga aktet e fashikullit të gjykimit, organi i prokurorisë nuk i është drejtuar autoriteteve juridiksionale të huaja dhe nuk ka kërkuar prej tyre të ekzekutojnë ndonjë letërporosi. Prokurori nuk i ka kërkuar ndonjë autoriteti të huaj që të realizojë veprime të caktuara proceduriale si dhe për të marrë ndonjë provë që, përkatësisht, duhet të kryhet apo që gjendet në atë vend, madje as edhe që të caktojë detyra strukurave zyrtare që gjenden nën juridiksionin e shtetit të kërkuar. Organi i prokurorisë thjesht ka çmuar se, për natyrën dhe objektin e ekspertimit, shtetasit e huaj Glenn Bard dhe Adrian Philips, përmbushin kriteret tekniko-profesionale për realizimin e ekspertimit. Këta shtetas të huaj mund të gjendeshin me vendbanim apo vendqëndrim të përkohshëm a të