E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, debate dhe akuza per rezultatin e Bashkise Tirane Rozeta Rapushi



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi ashper ne mbledhjen e djeshme, serish per rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Ne mbledhje, u moren ne shqyrtim ankesat e bera nga dy forcat e medha politike, PD dhe PS, ku me konkretisht socialistet kundershtojne shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes, ndersa PD, te vleresohen edhe fletet e votimit te kontestuara per KZAZ-ne nr. 49 ne njesine 5 ne Tirane. Me konkretisht PS, kundershton vendimin e dhene nga KQZ ne lidhje me rezultatin e bashkise se Tiranes, ku u shpall fitues Lulzim Basha me 81 vota me shume se Edi Rama. Nderkohe qe po keshtu, kerkoi qe kjo ankese, te pezullohet deri sa te marre vendim Kolegji Zgjedhor. Nje kerkese kjo qe u rrezua nga KQZ me gjithe pretendimet e perfaqesuesve socialiste. "Thelbi i ankimit eshte i njejte. Gjykimi im eshte qe kerkesa per pezullim deri ne shprehjen e Kolegjit Zgjedhor per kete ceshtje eshte e drejte dhe kete e parashikon dhe Kodi Zgjedhor",-tha nenkryetarja e komisionit, Deshira Subashi. Sipas saj, KQZ, duhet te pezulloje gjykimin, pasi kjo eshte nje e drejte procedurale qe po gjykohet nga nje organ me i larte gjyqesor, sic eshte Kolegji Zgjedhor. Por sipas anetareve te tjere te KQZ-se, si Klement Zguri apo kreu i komisionit, Arben Ristani, kerkesa duhet te merret ne shqyrtim pasi eshte e drejte dhe nuk ka pse puna e komisionit te pezullohet. "Perderisa ankimimet jane te argumentuara dhe te dorezuara brenda rregullave qe Kodi Zgjedhor parashikon, nuk ka pse te mos merren ne shqyrtim. Kerkesa per pezullim duhej bere bashke me padine e themelit ne gjykate, por nga PS u zgjodh kjo rruge qe synon te pengoje punen e KQZ-se per te permbyllur detyrat e saj ligjore", replikoi Ristani. Nderkohe qe PS kerkon edhe pavlefshmeri te rezultateve te KZAZ nr. 49, njesia bashkiake 5. Ndersa, Partia Demokratike, kerkon nga KQZ, rivleresimin dhe rinumerimin e votave te kontestuara ne kater njesi bashkiake te kryeqytetit dhe perfshirjen e tyre ne tabelen perfundimtare. Ankimimi i PD-se kerkon qe, pervec votave te vlefshme te hedhura ne kutite e gabuara, tashme te rivleresohen dhe nje numer votash te kontestuara gjate procesit te numerimit te votave per kryetar bashkie. Pas diskutimeve te gjata ne komision, u vendos qe paraditen e sotme, ky komision te marre nje vendim ne lidhje me ankesat e bera nga dy forcat e medha politike, qe kerkojne pavlefshmeri apo rivleresim te votave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›