Busek: Nacionalizmi? Nuk kanë faj politikanët tuaj, është modë në Europë
TIRANE- Erhard Busek, ish- Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, ishte ditët e fundit në Shqipëri për të marrë pjesë në një konferencë mbi projektin e përbashkët të historisë ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova. Si një politikan austriak me eksperiencë të gjerë lidhur me çështjet e Europës dhe zhvillimit të saj, Busek, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", vë në dukje se është koha më shumë se kurrë të jetojmë së bashku sepse varemi nga njëri-tjetri.
Ai është kundër toneve nacionaliste si një mënyrë që mbulon problemet ekonomike e politike megjithëse pranon se kjo gjë nuk është vetëm në Shqipëri, por kudo nëpër Europë.
Ideja e një bashkimi të shqiptarëve është përmendur së fundmi në vendin tonë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit. Kjo është shoqëruar nga argumente e tone nacionaliste...
Jam i familjarizuar me idenë e "Shqipërisë së Madhe", paraqitur së fundmi nga Kryeministri Shqiptar, Sali Berisha. Patjetër, që komuniteti shqiptar ekziston në sajë të gjuhës dhe historisë. Por kufijtë varen më së shumti nga situata politike. Deri më sot, kjo gjë është shfaqur veçanërisht e vështirë. Ne duhet të jetojmë me situatën. Ka shumë dallime. Unë gjithmonë përdor një shembull: Austriakët flasin gjermanisht taman si gjermanët. Një shkrimtar i famshëm austriak ka një shprehje: "Gjermanët dhe Austriakët flasin të njëjtën gjuhë. Dhe ky është ndryshimi". Dhe kjo gjë që thotë ai është kaq e vërtetë. Për momentin, argumentet nacionaliste janë në modë në Europë. Është shumë primitive dhe jo e logjikshme të përdorësh argumente të tilla me qëllim mbulimin e vështirësive ekonomike, politike e të tjera. Nëse fillon të përdorësh argumente emocionale, ndodh që argumentet e logjikshme mbeten mbrapa. Kjo është tendenca e përgjithshme. Nuk dua të fajësoj ndonjë politikan shqiptar për argumentet nacionaliste, sepse kjo është e përgjithshme në Europë. Kjo nuk është gjë e mirë. Ne na duhet të jetojmë së bashku sot më shumë se më parë sepse çështjet e teknologjisë, ngrohjes globale dhe ekonomisë na bëjnë të jemi të varur nga njëri-tjetri.
Emri dhe kontributi juaj janë të lidhura ngushtë me Europën dhe zhvillimin e saj. Si e shikoni Europën sot?
Ju mund të çuditeni. Por unë kam një përshtypje të mirë për situatën e sotme të Europës. Sepse gjërat po ecin shumë shpejt. Ne po jetojmë një moment ku kushtet përreth nesh po ndryshojnë në mënyrë marramendëse. Jo vetëm politika, por edhe shoqëria civile duhet të bëjnë shumë përpjekje për të kapur këtë situatë; për tu njohur me të rejat e saj. Gjërat po ecin shumë shpejt dhe reagimi duhet të jetë shumë i shpejtë dhe kjo nuk është e lehtë ndonjëherë. Deri më sot, kemi arritur shumë në Europë dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë se ne varemi nga njëri-tjetri përsa i përket ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit, shkencës e kërkimeve. Më lejoni të them një kritikë si një ish-politikan, se ekonomia, teknologjia dhe shkenca janë pararendëset e zhvillimit dhe politika është gjithmonë më mbrapa.
Kush është mendimi juaj për krizën e Europës?
Mendoj se nuk ka një krizë të financave, të ekonomisë apo të sistemit bankar. Por kemi të bëjmë me një krizë të politikës dhe të politikanëve. Ajo që na mungon sot është një udhëheqje e vërtetë në politikë. Është interesante të shohësh në nivel kombëtar shumë vende të ndryshme të thonë se kanë nevojë për të qenë të pavarur dhe ato fajësojnë Bashkimin Europian për mungesën e pavarësisë së tyre. Por nga ana tjetër, shikojmë se ato nuk bëjnë dot pa komunitetin e Bashkimit Europian për të zgjidhur problemet e tyre të vërteta. Shikoni rastin e Qipros! Qipriotët janë të mërzitur dhe kjo është e kuptueshme. Por problemi i vërtetë është se kush do t'i ndihmojë ata. Rusët nuk i ndihmuan. Pra, deri tani mund të vini re se ne jemi të lidhur me njëritjetrin. Kështu ka qenë edhe në të kaluarën. Nëse Qipro ka sot një sektor bankar të zhvilluar, si erdhi kjo gjë? Patjetër që është rezultat i ndërlidhjeve me Europën. Vetë Qipro nuk mund të kishte një sistem të tillë bankar. Nëse jemi vetëm, nuk shkojmë dot larg… Kroacia do t'i bashkohet BE-së më 1 korrik 2013. Pra, zgjerimi është aty për ato vende aspirante që i plotësojnë kriteret e pranimit si duhet. Shqipëria nuk i ka përmbushur këto kritere akoma.
A më lejoni të them se gjykimi i përgjithshëm është se Shqipëria është duke u përmirësuar. Ritmi i saj i zhvillimit ekonomik nuk është keq. Po ecën më mirë se vendet e tjera në rajon në këtë aspekt. Hap pas hapi, gjërat po ecin përpara. Është thënë e stërthënë tashmë se gjatë regjimit të ish-diktatorit Enver Hoxha, vendi u shty mbrapa mizorisht. Pra, ky vend duhet të bëjë një rrugë të gjatë. Duhet ta trajtojmë këtë fakt me qëllim që të krijohet një mirëkuptim rreth kësaj pike. Nëse duhet të bëj një krahasim, megjithëse nuk jam i kënaqur ta bëj një gjë të tillë, Shqipëria po ecën më mirë se Bosnjë-Hercegovina. Pra, përveç problemeve politike që janë të pranishme kudo, mund të them se Shqipëria po përmirësohet.
Nisma "Balkans Benelux" ka për qëllim përgatitjen e vendeve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi për të hyrë më pas në BE. Si po ecën kjo iniciativë?
Mund të them se jam një tifoz i bashkëpunimit rajonal sepse padyshim, vetë Europa, është një forum i bashkëpunimit rajonal. Por lidhur me disa probleme, na duhet ti trajtojmë brenda një qarku të mbyllur. Përderisa vendet e rajonit ndajnë probleme të njëjta, përmirësimi mund të arrihet nëpërmjet iniciativës së Balkans Benelux. Mbaj mend kohën kur nuk kishte rrugë që lidhnin Shqipërinë me Kosovën apo sesa e vështirë ishte të shkoje nga Mali i Zi në Shqipëri. Por sot, mund ta shihni ndryshimin. Po vijmë aty ku duhet.
Organizata e Medias e Europës Juglindore (SEEMO) me bazë në Vjenë ka lançuar Çmimin Dr.Erhard Busek - SEEMO Award for Better Understanding in SEE. A mendoni se sot ekziston një mirëkuptim më i madh rreth Europës Juglindore? Nëse po, kujt i dedikohet kjo meritë?
Në kohërat e mia të hershme kur u përfshiva në këto iniciativa, nuk kishte asnjë përpjekje të vetme për të promovuar mirëkuptimin. Ishte e vështirë dhe e pamundur të dëgjoje tjetrin. Por gjërat kanë ndryshuar dhe koha ka ardhur për ti perceptuar opinionet e të tjerëve kur ato janë kundër. Ne shikojmë disa sinjale se gjërat janë më mirë në këtë aspekt. Nëpërmjet Qendrës për Demokraci dhe Pajtim, ne po mbështesim biseda me një fokus të tillë midis stacioneve të ndryshme televizive për të parë ndryshimin midis brezave dhe sidomos brezave të rinj.
Menjëherë mendja më shkon tek skena politike shqiptare ku shikon sesa pak dëgjohet Tjetri…
Është një proces. A më lejon të them se unë vij nga një vend si Austria, e cila kur doli nga Lufta e Parë Botërore vuajti një konfrontim të plotë midis forcave politike në fuqi. Në sajë të kësaj gjëje, e humbën pushtetin dhe Hitleri e mori situatën në dorë. Pas vitit 1945, politikanët austriakë mësuan se ato duhet të ishin bashkë për të dialoguar e krijuar koalicione qeveritare si dhe për të marrë përgjegjësitë e tyre. Uroj që Shqiptarët të mos kenë fatin e vështirë të Austriakëve dhe ta mësojnë këtë mësim sa më shpejt të jetë e mundur sepse ata duhet të jetojnë së bashku. Ndoshta brezi pasardhës mund ta arrijë një qëllim të tillë.
Kosova ju ka interesuar gjithmonë. Kemi parë Baroneshën Ashton të jetë shumë aktive së fundmi si negociatore midis Kosovës dhe Serbisë. Sa larg mund të shkojnë dy palët sipas mendimit tuaj?
Varet shumë nga pala serbe. Në një farë mënyre, po admiroj Kryeministrin Dadiç. Nuk e prisja të ishte kaq i hapur. Është vërtetë e mrekullueshme të shohësh sa shumë kanë ecur. Nuk pres ndonjë zgjidhje të menjëhershme në Prill sepse pala serbe duhet të mësojë më shumë për çështjen në fjalë, ndërsa pala kosovare duhet të kuptojë sa larg mund të shkojë. Por gjërat po ecin. E sigurt që ato kanë nevojë për kohë dhe janë në konkurrencë me kohën. Nëse nuk merret një vendim, do të jetë e dëmshme për të dyja palët sepse ato po ballafaqohen me vonesa dhe probleme sa i përket integrimit europian, por edhe problemeve me ekonominë dhe sektorët e tjerë. Pra është e domosdoshme të ecin para.
Një nga shprehjet tuaja është "Fatmirësisht njohuritë për latinishten po zhduken sepse në të kundërt qytetarët do të dinin se fjala "ministri" do të thotë "shërbim"...
Kjo shprehje fokusohet tek arroganca e politikanëve. Mendoj se demokracia është shërbim i qytetarëve nga politikanët. Shpesh politikanët duan të dominojnë. Kjo është mënyra se si ajo shfaqet. Shpesh edhe pompoze. Kjo është një mënyrë shumë e keqe. Mendoj se demokracia jeton nga bindja për ti shërbyer të ardhmes dhe për ta bërë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)