KQZ diskuton caktimin e VNV-ve në tre qarqe të vendit
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shqyrton të enjten pr/vendimin "Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-ve në qarqet Fier, Shkodër dhe Tiranë, për zgjedhjet e 23 qershorit".
Akti i hartuar nga administrata parashikon miratimin e VNV-së, për ZAZ-në nr. 58 në qarkun Fier, të 6 VNV-ve në ZAZ-të përkatëse të qarkut Shkodër dhe të 18 VNV-ve në qarkun më të madh, Tiranë.
Sipas kodit zgjedhor, ambientet e propozuara nga pushteti lokal për Vende të Numërimit të Votave janë kryesisht salla të përmasave të mëdha ose palestra sportive.
(e.m/ata/BalkanWeb)