E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet private mashtrojnë shtetin, deklarojnë 2 milionë lekë xhiro në vit

spital-rpivatTiranë- Teksa në katër muajt e parë të këtij viti u mblodhën rreth 30 milionë dollarë më pak taksa se viti i kaluar, spitalet dhe klininkat shëndetësore private në vendin tonë dyshohet se po fshehin xhiron reale nga ajo që deklarojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Kjo e fundit ka shprehur shqetësimin se një fenomen i tillë ka dyshime se po kthehet në një evazion masive, pasi rezulton se paçka kostove shumë të larta të shërbimit, fitimi në këto spitale e qendra deklarohet deri në 2 milionë lekë në vit xhiro.

Erjon Prifti, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha: Në tiranë kemi 4 për qind të subjekteve në TVSH që vijnë nga shëndetësia. Ka nga ato që deklarojnë xhiro më pak se 2 milionë lekë në vit.

Drejtoria e Tatimeve tha se përpos shëndetësisë evazion dyshohet se po kryejnë edhe kompanitë e hoteleri-turizmit dhe ato të ndërtimit.

Këta sektor kanë shfaqur vitin e kaluar një pajtueshmëri të ulet me ligjin,-tha Prifti.

Në këto kushte Prifti i bëri thirrje këtyrë kompanive që të korigjojnë bilancet e dorëzuara, sepse në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›