E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ e la jashtë zgjedhjeve/ Meta takohet me Sali Berishën: Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një takim rreth 40 minuta me ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta, pas takimit me Berishën, rikonfimroi mbështetjen e kandidatëve të Rithemelimit për kryetarë bashkie. Në një prononcim të shkurtër për media, Meta u shpreh se të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim, ndërsa u shpreh se të gjithë kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm.

“Të çrrënjosim monizmin dhe të vendosim sistemin e llogaridhënies. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do jenë të opozitës së bashkuar“, tha Meta.

Takimi mes Metës dhe ish-kryeministrit, erdhi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili rrëzoi kërkesën e Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Vetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi ditën e djeshme (9 mars) koalicionin me Sali Berishën. Pas publikimit të listës me 63 kandidatët e Këshillave Bashkiak të Tiranës, Meta deklaroi se do të mbështesë kandidatet e Primareve për kryetarë bashkie.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›