KQZ e re nis punen ne 22 tetor
E premte 12 Tetor 2012 1539
KQZ e re nis punen ne 22 tetorKomisioni Qendror i Zgjedhjeve i riformatuar ne me shume se 75 te tij do te nise nga puna te henen ne 22 tetor.
Pas votimit ne parlament anetaret dhe kryetarja pritet te kryejne betimin te enjten e ardhshme para parlamentit. Ata nuk do te mund te nisin menjehere pune te premten pasi eshte dite pushimi zyrtar. Mes 7 anetareve 2 perfaqesuesit e PD Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani jane rizgjedhur duke siguruar nje mandat te ri 6 vjecar pas 4 vitesh pervoje ne KQZ. Vendin e Arben Ristanit qe e drejtoi kete institucion ne zgjedhjet e shume kontestuara te vitit 2009 dhe 2011 do ta zere Lefterie Lleshi. Ne CV e saj si juriste jane 8 vite prane SHISH 6 vite ne zyren e agjencise se privatizimeve dhe 6 vitet e fundit keshilltare prane Kuvendit. Albana Shtylla u votua si anetare e KQZ pas nje pervoje rreth 20 vjecare si juriste ne administrate se fundmi shefe kabineti tek Avokati i Popullit. Ajo tregon per Vizion Plus se sfida per te ndertuar nje KQZ te pavarur eshte e madhe por beson tek profesionalizmi i anetareve te sapozgjedhur. Denar Biba i propozuari tjeter nga partia me e madhe opozitare ka qene jurist prane gjykates Kushtetuese e se fundmi prane gjykates se Larte. Ndersa anetari i PBDNJ Jani Jani ka drejtuar organizaten e minoritetit OMONIA. Ilirjan Muho i partise aleate ne qeverisje ish-gjyqtar ka qene i atashuar per disa vite prane KQZ si perfaqesues i LSI tashme do te zhvendoset ne tryezen e vendimmarrjes.
Komente
Facebook