KQZ ende pa një vendim për Tiranën

Socialistët kërkuan shpalljen e rezultateve nga KQZ-ja, por demokratët kërkuan kohë për të sqaruat të gjitha informacionet e ardhura gjer më tani në këtë institucion. Përfaqësuesit e PS-së në Komision pretenduan se vendimi për KZAZ-në nr.49 po zvarritet qëllimisht nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës.
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi nga kryetari Ristani shqyrtimin sa më parë të këtij pr/akti, i cili sipas saj "nuk duhet të anashkalohet", pasi ka të bëjë me tabelën e rezultateve për bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se është në pritje të sqarimit të situatës për këtë çështje.
"Për këtë çështje, do të respektohen afatet. Ne, që dje pasdite kemi qënë në shqyrtim të kërkesave ankimore dhe inspektorët tanë kanë shkuar t'a verifikojnë situatën, pasi lajmet kanë ardhur të kundërta nga të dyja palët. Pr/akti do të shqyrtohet menjëherë sapo të marrim informacionet e nevojshme", tha Ristani. /S.Ll/Start/
2011-05-16 14:44