E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje për mitingjet e PS, në çorovodë dhe Berat, takim në të njëjtën orë

Përplasje për orën e mitingut në Partinë Socialiste të qarkut të Beratit. Ndërsa ishte lajmëruar se Partia Socialiste kishte miting në çorovodë në orën 11 ndërkohë burime të televizionit "Ora News" kanë bërë të ditur se në po të njëjtën orë është lajmëruar miting edhe në qytetin e Beratit.
Në fakt debati ka nisur pak ditë më parë kur deputeti i këtij qarku Erion Braçe në një televizion lokal ka akuzuar kryetarin e qarkut Pelivan Shati i cili njihet si një nga miqtë më të afërt të Fidel Yllit. Z.Shati është akuzuar nga Braçe lidhur me mungesën e impenjimeve në punë. Nuk dihet si do e zgjidhë këtë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›