Enti maqedonas i Statistikave s’e njeh Kosovën

Enti Shtetëror i Statistikave i Maqedonisë (ESSH), nuk e njeh si shtet Republikën e Kosovës, por si “Kosovo/ UNSCR 1244”
Sikur raporton agjencia INA, në raportin e publikuar dje lidhur me shkëmbimin tregtar me vendet e jashtme, Kosova cilësohet si vend nën Rezolutën 1244, megjithëse Maqedonia e ka njohur tashmë zyrtarisht Republikën e re.
Në ESSH nuk kanë dashur të komentojnë këtë çështje, duke theksuar se të gjitha informacionet janë dhënë në raportin e përgjithshëm lidhur me shkëmbimin tregtar dhe se ky institucion praktikon agjendat dhe prefikset që përdoren nga organizatat ndërkombëtare financiare dhe ekonomike.
Megjithëse, Kosova është një nga importuesit më të mëdhenj të mallrave nga Maqedonia, në raportin e ESSH-së, Kosova nuk është përmendur si një nga vendet prioritare të shkëmbimit tregtar.
Sipas ESSH-së, partnerët më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë janë Gjermania, Rusia, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.
Në raportin e publikuar, Kosova renditet si një nga vendet e dyta pas Gjermanisë që importon mallra nga Maqedonia.
Shuma e importit të mallrave shkon në 51 milionë dollarë gjatë muajve janar - shkurt 2010, edhe pse shkalla e përgjithshme e shkëmbimit tregtar midis dy vendeve është 53 milionë dollarë, që do të thotë se Kosova importon mallra në Maqedoni vetëm për rreth 2 milion dollarë. (INA)