KQZ gjobit partite nuk kane respektuar pjesemarrjen e femrave ne masen 30

Ne zgjedhjet e fundit nuk eshte respektuar kuota prej 30 pjesemarrje nga femrat dhe kjo gje do tu kushtoje rende kryetareve te partive. Projekt/vendimi i KQZ-se per te gjobitur partite ka sjelle debate ne institucionin e adminsitrimit te zgjedhjeve pasi PS-ja ka kundershtuar kete vendim te KQZ-se qe sipas perfaqesueist ligjor Genc Gjoncaj eshte jashte cdo afati ligjor. Nga 54 parti qe u regjistruan ne keto zgjedhje vetem Partia Bashkimit Popullor i Pensionisteve e ka respektuar perfaqesimin ne listat e grave ne masen 30 . Nga te dhenat paraprake te KQZ-se ne teresi te gjitha forcat politike kane nje detyrim prej 62 milion e 580 mije leke te reja. Ne menyre te specifikuar parashikohet te gjobiten partite me te medha PS te paguaje gjoben me te larte 7 milion e 260 mije leke e ndjekur nga Levizja Socialiste per Integrim me 6 milion e 360 mije leke dhe me pas Partia Demokratike me 4 milione e 590- mije leke. Ndersa komisioni shtyu mbledhjen per procedurat qe do ndiqen per partite qe do te gjobiten.