E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ hap kutitë, nis seleksionimi i fletëve nga materialet

Komisioni i ngritur për djegien e fletëve të votimit, ka nisur nga puna për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Hapja e kutive është bërë në magazinat e rezervave të shtetit në fshatin Lundër afër kryeqytetit ku fletët e votimit do të veçohen nga materialet zgjedhore.

Mësohet se fletët e votimit të cilat do të digjen do të vendosen me qese të zeza të cilat pas disa ditësh do të digjen në Sharrë ndërsa materialet zgjedhore do të vendosen në qese të bardha të cilat do të dërgohen tek arkivi i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›