E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres clirohen marinaret egjiptiane

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund kalvarit të marinarëve egjiptianë të anijes “Evagelismos”, që u bllokua në portin e Durrësit marsin e vitit të kaluar për shkak të mosmarrëveshjes tregtare mes pritësit të mallit dhe transportuesit, që përfundoi në dyert e gjykatës.

Vendimi i Gjykatës së Lartë i ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të gjyqësorit shqiptar, duke e nxjerrë cështjen jashtë juridiksionit të tij dhe lënë të lirë anijen dhe ekuipazhin prej 8 marinarësh, të cilët hërë pas here, në formë proteste për bllokimin e stërzgjatur dhe kushtet e këqija, tërhoqën vëmendjen e autoriteteve me zjarrvënie mbeturinash.

Edhe pas kësaj, anija ndodhet në Durrës, por këtë herë e ankoruar në pontilin e portit, pasi certifikatat e lundrimit i kanë skaduar dhe pritet që porti i rregjistrimit, flamurin e të cilit mban, ta pajisë me certifikatë të re ose certifikatë përjashtimi.

Ishte dëmtimi dhe humbja e një pjese të ngarkesës me melaminë gjatë një stuhije detare që coi në dorëzimin e cunguar të ngarkesës në Durrës dhe pretendimi për dëmshpërblim e coi cështjen në gjykatë.

Anija pasi ka kaluar 10 muaj në portin shqiptar pret të furnizohet me karburant, ushqime, ujë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm për të nisur lundrimin e ndërprerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›