Tirane firmoset peticioni kunder Marty

Tre organizata joqeveritare, Veteranët e Luftës së UCK-së, Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët e Luftës kanë sjellë në Tiranë peticionin kundër raportit të Dick Marty.
Qytetarë të shumtë të Tiranës kanë firmosur peticionin. Mes tyre ka qenë edhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili në kohën e luftës në Kosovë ishte kryeministër i Shqipërisë.
“Jam këtu si mbështetës i UCK-së. Ripohoj të vërtetën, se raporti hedh baltë mbi UCK-në, e cila s’mund të bënte dy gjëra, të luftonte dhe të ishte një organizatë mafioze”, ka deklaruar Majko.
Peticioni po firmoset edhe në Luginën e Preshevës dhe kudo ku ka shqiptarë dhe më pas do t’i dërgohet gjykatës Strazburgut.