KQZ hodhi shortin per te caktuar relatorin per ankimimin e PS-se
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për të caktuar relatorin për kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kundërshton rezultatin përfundimtar mbi zgjedhjet për Bashkinë Tiranë dhe kërkon pavlefshmërinë e në 284 qendra votimit të kësaj njësie vendore.
Fati ka dashur që relator i kësaj kërkese ankimore të jetë kryekomisioneri Arben Ristani, i cili ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave nga ana e socialistëve.
KQZ, vendosi në bazë të procedurave të caktuara në ligj, që seanca për relatimin e ankimimit të zhvillohet sot në oren 18.00.
Relatori i çështjes, në bazë të ligjit, duhet të evidentojë 3 pika: së pari, nëse ankimimi i depozituar pranë KQZ-së është brenda afatit të caktuar në ligj; së dyti, nëse subjekti politik, në këtë rast Partia Socialiste legjitimohet, dhe së treti, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kompetent për marrjen në shqyrtim të kësaj kërkese.
Juristët mendojnë se dy pikat e para të kësaj procedure, janë të ligjshme, ndërkohë që pikë e debatueshme mbetet fakti nëse KQZ-ja është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimit.
Sipas juristëve, KQZ vetëm sa zbatoi vendimin e datës 13 Qershor të Kolegjit Zgjedhor, ku kërkoi hetimin administrativ për kutitë e votimit të Bashkisë Tiranë.
Kësisoj, organi kompetent në këtë rast është Kolegji Zgjedhor dhe se subjekti zgjedhor, Partia Socialiste duhet t’i drejtohet këtij institucioni.
Nëse KQZ do të vlerësojë si ligjshme këto tre pika përmes të cilave duhet të kalojë procedura, atëherë do të vijohet me relatimin e çështjes.