Ligjet shqyrtojnë projektligjin për Gjykatën Administrative

Komisioni i ligjeve ka shqyrtuar sërish sot projektligjin për Gjykatën Administrative. Në mbledhjen e sotme të komisionit mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur konsensus për nenet 3 dhe 4 për Gjykatën Administrative. Partia Socialiste kërkon që neni 4 të ketë të përfshira 6 Gjykata Administrative të shkallës së Parë në gjithë vendin.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka theksuar se duhet të jetë një gjykatë në Tiranë dhe 5 të tjera duhet të jenë Dhoma Administrative të cilat do të varen nga Gjykata Administrative e Tiranës.
Gjithashtu palët nuk kanë arritur konsensus as për nenin 5 pasi Partia Socialiste ka kërkuar testim për gjyqtarët. Sipas mazhorancës kjo gjë do të çonte në dy standarte pasi gjyqtarët e gjykatave të tjera nuk testohen.
Pas diskutimeve të shumta komisioni vendosir të shtyjë shqyrtimin e neneve 6 dhe7 për ndihmësit ligjore të gjyqtarëve.