E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto PS te bashkepunoje per 12 prioritetet

Integrimi ministri i Jashtem pro kursit reformues te opozites

Faturat negative qe komuniteti nderkombetar i ka adresuar Shqiperise jane pasoje e sjelljes jo te mire institucionale te opozites socialiste shqiptare. Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto deklaroi dje se mesazhet e takimit te dates 19 mes Shqiperise dhe BE-se deshmojne per kete gje e madje ato priren te kushtezojne me tej edhe marrjen ose jo te statusit te vendit kandidat ne muajin tetor. Nuk eshte vetem ceshtja e numrave por eshte edhe ceshtja e komportimit ne teresi te forcave politike pra qe bojkoti te mos jete pjese e strategjise se tyre politike ashtu sic eshte deklaruar se fundmi nga lidershipi i Partise Socialiste por prioritet i tyre te jete angazhimi konkret dhe efikas per te avancuar axhenden europiane qe ka vendi numri dy i qeverise shqiptare. Problemet me Parlamentin shqiptar jane vleresuar keshtu nga shumica edhe si nje forme alibie per te akuzuar opoziten qe me bojkotin e vet eshte bere protagoniste e mosplotesimit te nje prej prioriteteve kryesore te vena nga Bashkimi Europian. Te pakten sipas Haxhinastos me gjithe situaten e krijuar nje shprese mbetet ende gjithnje nese opozita do te rikthehet ne Parlament. Mbetet per tu pare se cfare hapash konkrete ajo do te hedhe per tu angazhuar ne zbatimin e planit kombetar te veprimit per te adresuar 12 rekomandimet dhe prioritetet qe ka vene Bashkimi Europian perpara Shqiperise deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›