E Diel, 1 Nëntor 2026

“KQZ-ja, garant i vullnetit politik të qytetarëve”

Reagon kreu i PDK-ës, Anton Gurakuqi
  
TIRANE - Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Kryetari i saj, Anton Gurakuqi përshëndeti dje konfigurimin nga Kuvendi i Shqipërisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në koherencë të plotë me përcaktimet e Kodit të ri Zgjedhor.
PDK shpreh bindjen se institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve në vend do të jetë garant i vullnetit politik të qytetarëve shqiptarë, e për ti dhënë një shtysë pozitive integrimit të vendit në BE.
“Ngritja e KQZ-së së re, si institucioni qendror ku varen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shënon një angazhim të ri për administrimin e votës dhe shpalljen me kujdes të vullnetit politik të qytetarëve shqiptarë. Pas kësaj mbetet e domosdoshme trajnimi korrekt i gjithë komisionarëve vendore, si dhe kujdesi për publikimin e listave paraprake të zgjedhësve si dhe verifikimi i tyre. Ne besojmë se kjo do të sjellë një garanci për cilësinë dhe standardet e zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh dje Gurakuqi.                                                                                
PDK dhe kryetari i saj, Anton Gurakuqi me këtë rast i bënë me dije gjithë elektoratit të saj se janë të angazhuar maksimalisht për të bërë të gjitha përpjekjet e duhura në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e votës së tyre në adresë të parimeve dhe vlerave demokristiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›