KQZ-ja heq spotet e PS-se Rama PD-ne e ka zene paniku i humbjes

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar mbi vendimin e Komisioni Qendror Zgjedhor per ndalimin e transmetimit spoteve publicitare te opozites. Rama u shpreh se ky eshte nje veprim qe tregon panikun qe mbizoteron tek maxhoranca per humbjen ne 8 maj. Kreu i PS-se tha se pervec kesaj kjo eshte nje akt qe nuk duhet te ndodhte dhe se PS-ja do te reagoi.
Kjo eshte shprehje kuptim plote e panikut paniku qe shkakton vetedija e humbjes madje e disfate se 8 majit te Saliut dhe oborrit te pushtetit te tij. Megjithate ndalimi i lirise se shprehjes ne kete forme eshte nje akt jashtezakonisht i rende per te cilen ne do te reagojme me te gjithe forcen e duhur u shpreh Rama.
Pasqyrimi i fushatave zgjedhore nga media eshte bere objekt debate midis anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve madje nenkryetarja Deshira Subashi ne shenje protesta braktisi mbledhjen. Situata e tensionuar erdhi pas paraqitjes se raportit javor te Monitorimit te fushates se zgjedhjeve nga operatoret elektronike i cili parashikonte vendosjen e gjobave ne shuma teper te medha deri ne 35 milion leke te reja.
Edhe pse bordi u paraqit i plote ne mbledhje raporti eshte hartuar vetem nga kater anetaret e djathte pasi te majtet nuk kane qene pjese e tij. Ne shqyrtimin e kerkeses se paraqitur nga Partia Demokratike e cila ne lidhje me kontestimin nga ana e saj e reklames Kurre me te transmetuar ne disa televizione private.
Bordi kolegjialisht ose secili nga anetaret e tij ka te drejte te propozoje marrjen e masave administrative vendosi qe ti propozoje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe ne baze te neneve 84 te gjobise operatoret radiotelevizive vendor Vizion Plus Ora Nees dhe News 24 me 2000 000 leke dhe operatorin radioteleviziv kombetar Top Channel me 3500 000 leke - thuhet ne raportin e Bordit.
Kater anetaret e djathte te ketij bordi pretendojne se ne reklamen e Partise Socialiste logoja qe e evidenton ate per subjektin politik eshte e veshtire per tu dalluar dhe kjo mund te ngaterrohet nga publiku. Por nje gje e tille eshte kundershtuar nga tre anetaret e ketij bordi te cilet u shprehen se reklama disponon shenjen dalluese qe i perket PS-se.
Nenkryetarja e ketij Bordi Iris Luarasi shprehu qendrimin e saj kunder raportit te bordit dhe kerkoi anulimin e mases te cilen propozon bordi. Nje tjeter argument i nenkryetares Luarasi kishte te bente edhe me kompetencat e Bordit. Sipas saj bordi ka vetem natyre propozues dhe i takon KQZ qe te marre nje vendim nese do te paralajmeroje apo vendose masen e gjobes ndaj nje media.
Per nenkryetaren e Bordit te Monitorimit te Medias shqetesues eshte reklama e Ministrise se Brendshme per levizjen e lire ku shfaqet dukshem kandidati i mazhorances per kryetar Bashkie ne Tirane Lulzim Basha. Pas nje nderprerjeje per 15 minuta anetaret vendosen qe tu kerkojne kater televizioneve private nderprerjen e reklames se PS-se nderkohe qe kerkesa per nderprerjen e reklames se Ministrise se Brendshme ku shfaqet Basha do te lejohet te transmetohet.
Kodi percakton se vetem subjektet zgjedhore te regjistruara per zgjedhje kane te drejte te transmetojne reklama politike gjate periudhes zgjedhore ne radiot televizionet apo mediet audiovizive private qofshin keto numerike kabllore analoge satelitore apo te cdo lloj forme dhe menyre te transmetimit te sinjalit. Reklamat politike te koalicioneve zgjedhore llogariten brenda kohes se partive politike anetare te koalicionit sipas marreveshjes individuale te seciles parti me operatorin radioteleviziv.