KQZ-ja i kërkon qeverisë buxhet shtesë
17/03/2009 Zgjedhje, komisioni kërkon plus 114 milionë lekë nga 600 të parashikuara
Rritja e shpenzimeve shkak aplikimi i survejimit me kamera i procesit të numërimit të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon qeverisë shqiptare një buxhet shtesë prej 114 milionë lekë për buxhetin që do të akordohet për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Institucioni kryesor për administrimin e zgjedhjeve të 28 qershorit miratoi gjatë mbledhjes së djeshme strukturën e shpenzimeve buxhetore për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009, e cila në total kap shifrën e rreth 714 milionë lekëve, ndërkohë që qeveria ka akorduar për KQZ-në vetëm 600 milionë lekë. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-s buxheti i përdorur nga KQZ-ja ka qenë rreth 937 milionë lekë, ose 222 milionë më shumë nga shuma e kërkuar nga KQZ-ja për këtë vit.
Monitorimi
Sistemi i survejimit të procesit të numërimit të votave në vendet e numërimit të votave, sistem i cili aplikohet për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në vendin tonë, kap shifrën e rreth 203 milionë lekëve. Është pikërisht ky zë shtesë në strukturën e shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për zgjedhjet e përgjithshme kuvendore, ndërkohë që zërat e tjerë mbeten të njëjtë me ato të zgjedhjeve të mëparshme. “Survejimi, teknologji që do të bëjë të mundur monitorimin e procesit të numërimit të votave, në mënyrë që të kemi një proces sa më transparent. Gjithsesi, buxheti është shumë më i vogël se buxheti i vitit 2005 dhe më i vogël nga buxheti i zgjedhjeve të vitit 2007”, - tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani. Në këtë kontekst ai ripërsëriti sfidën e institucionit që kryeson për realizimin e zgjedhjeve të pakontestuara dhe konform standardeve ndërkombëtare. “Përmes këtyre zgjedhjeve synojmë të heqim nga raportet e ndërkombëtarëve shprehje të tilla si ‘edhe një shans i humbur për vendin”, - vijoi ai. Nëse projekti i monitorimit me kamera do të financohet nga KQZ-ja apo ky i fundit do të blejë shërbime nga një palë e tretë, është pikërisht kjo një dilemë që institucioni do ta zgjidhë në vijim. Referuar ofertave që janë paraqitur deri tani, ato rezultojnë të jenë dyfish më të larta se ajo që ka parashikuar KQZ-ja. Kodi Zgjedhor në nenin 94, pika 4, përcakton se në vendin e numërimit të votave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi çdo tavolinë numërimi për regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi dhe transmetimin në kohë reale në monitorë (ekrane) të vendosur përballë vëzhguesve. Instalimi i pajisjeve parashikohet të realizohet jo më vonë se 40 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe përfundimi i instalimit jo më vonë se 10 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Pagat
Në zëra të veçantë pagat zënë shifrën më të lartë të shpenzimeve. Pagat e punonjësve me punësim të përkohshëm në KQZ, të specialistëve me punësim të përkohshëm në KQZ dhe shpërblimet e anëtarëve të komisioneve të të tria niveleve (KZAZ, KQV, GNV, ZR, trajnuesve të KZZ, KQV, GNV) shkojnë në total 245 milionë lekë. Sakaq zëri i mallrave kap shifrën e rreth 103 milionë lekëve, ai i shërbimeve (transporti, udhëtim, dieta, karburant etj.) kap shifrën e rreth 148 milionë lekëve dhe zëri i investimeve kap shifrën prej 219 milionë lekë. Sipas tabelave krahasuese, këto zëra janë më të ultë se shpenzimet për zgjedhjet e përgjithshmet ë 2005-s. Për procesin zgjedhor të këtij viti u shpenzuan rreth 256 milionë lekë për pagat, 334 milionë lekë për mallrat, 239 milionë lekë për shërbimet dhe rreth 108 milionë lekë për investime.
Mbledhja e parë
Zgjedhjet, konstituohet komisioni monitorues
Komisioni i posaçëm parlamentar ad hoc, që do të monitorojë procesin e administrimit të zgjedhjeve të përgjithshme, do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të parë. Kjo mbledhje, e cila pritet të jetë më shumë formale, do të nisë me konstituimin e komisionit si dhe do të përcaktohet rendi i punës dhe miratimi i rregullores së funksionit. Por pavarësish këtyre gjatë mbledhjes së sotme nuk përjashtohen reagimet e anëtarëve të komisionit në adresë të problemit kyç për realizimin e një procesi të rregull brenda standardeve: pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Komisioni i posaçëm, i ngritur në seancën e fundit parlamentare me vendim Kuvendit, ka në përbërje gjithsej 9 anëtarë dhe kryesohet nga deputeti i PD-së Ilir Rusmali dhe deputeti i PS-së Kastriot Islami nënkryetar. Ai do të bëjë transparente procesin e menaxhimit të zgjedhjeve nga qeveria deri në datën e zgjedhjeve 28 qershor. Ndërkohë në mënyrë permanente do të informojë Kuvendin për ecurinë e monitorimit.
KQZ analizon buxhetin për zgjedhjet
Zguri: Procesi të mos mbesë peng i parave
Anëtarët e KQZ-së, duke analizuar buxhetin e KQZ zë pas zëri, janë përfshirë në debate që lidhen edhe me shpërblimet e komisionerëve apo trajnuesve lokalë, deri dhe te kompensimi i tyre për udhëtimet. Anëtari i komisionit Klemend Zguri në arsyetimin e tij theksoi se zgjedhjet nuk duhet të mbeten peng i këtyre shpenzimeve. “Zgjedhjet janë edhe pe që tërhiqet nga të dyja palët aq fort sa këputet. Ndonëse në mënyrë figurative, por këputet, more, këputet dhe ngelet keq në proces. Mundet që qoftë edhe për një dietë apo për ndonjë lekë për ndonjë aparaturë, monitorë apo për ndonjë kamera mundet që të prishet kaq shumë imazhi, saqë është fare i pallogaritshëm leku në këtë rast”, - tha Zguri . Frikës së disave për abuzime ai iu përgjigj se kontrollin e ka shteti përmes institucioneve të tij, që verifikojnë shpenzimet dhe funksionimin e procesit. Edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ Genc Gjoncaj kërkoi nga KQZ-ja miratimin e një fondi rezervë, me qëllim që procesi të mos mbesë peng i parave.