Tokat e 7501, kush preket nga hetimi
17/03/2009 Pas kthimit të vendimit për rishqyrtim ekspertët përcaktojnë hapat
Verifikimi i tokave të ndara sipas ligjit nr. 7501 pritet të startojë brenda muajit të ardhshëm. Burimet kanë bërë të ditur se ekspertët e komisionit qendror të verifikimit të titujve janë duke përfunduar rishikimin e vendimit të miratuar vetëm një muaj më parë nga qeveria. Ndërsa theksohet se rishikimi i vendimit ka të bëjë vetëm me disa çështje teknike si dhe përshtatjen e plotë të tij me aktet e tjera ligjore.
Vendimi
Prej rreth katër muajsh në të 12 qarqet e vendit ka nisur puna për hetimin e ndarjes së tokave pas vitit 1991. Shkak janë bërë akuzat për ndarjen e paligjshme të rreth 200 mijë ha tokë si dhe akuzat mbi favorizimin e personave që nuk u takonte të përfshiheshin në këtë reformë. Ndaj dhe komisioneve u dha detyra që të nisin fillimisht punën për zonat turistike, të cilat janë më të preferuarat dhe rrjedhimisht pre e tentativave për përfitime të paligjshme, si dhe për rastet kur evidentohen mbivendosje apo ankesa nga vetë subjektet mbi përfitime të padrejta apo për sipërfaqe të marrë më pak. Ndërkohë ekspertët kanë bërë të ditur për “Metropol” se në të gjithë rastet nuk do të cenohen personat që kanë blerë një tokë nga një individ që do të rezultojë ta ketë përfituar në mënyrë të paligjshme. Kjo pasi blerësi në këtë rast ka plotësuar kushtet e parashikuar në Kushtetutë mbi përfitimin e një toke si dhe kushtet e Kodit Civil. Ndërsa është përfituesi i parë që mund të ketë përfituar në mënyrë të paligjshme, do të detyrohet të dëmshpërblejë shtetin sipas vlerës së tokës.
Cilët preken
Ekspertët kanë bërë të ditur se në verifikim të rreptë do të jenë tokat e ndara si tokë bujqësore, por që realisht janë troje. Kjo pasi ligjet nuk e lejonin ndarjen e trojeve, ndërsa akuza janë hedhur dhe për tjetërsimin e këtyre tokave qëllimisht nga troje në tokë bujqësore. E njëjta gjë do të ndodhë dhe në rastet e ndarjes së zonave turistike, livadheve apo pyjeve. Kjo pasi shpesh është vënë re ndarja e një sipërfaqe pylli apo livadhi si tokë bujqësore. Një tjetër element do të jetë llogaritja e përfitimit prej një familje. Kështu, në sitë do të kalojnë hetimi mbi numrin për frymë të familjeve e më pas shumëzimi i pjesëtarëve të familjes me sipërfaqen e ndarë për frymë në komunën përkatëse. Kjo do të kërkojë të dhënat nga sipërfaqja që ka qenë në pronësi të komunës, si dhe të regjistrave të punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe certifikatave familjare që gjenden në gjendjet civile në vitin 1991.
Gjithsesi- edhe pse pas miratimit të vendimit përkatës ekspertët kanë kërkuar rishikimin e vendimit, pasi u panë përplasje me aktet e tjera ligjore apo nevoja për përmirësime të mëtejshme. Kjo solli pezullimin për marrjen e vendimeve të para, por pa ndërprerë punën në pranimin e dosjeve të reja apo vijimin e punës hetimore.
Verifikim pronësisë së tokave të banorëve të përmbytjes nga Liqeni Fierzës
400 familjet do t’u nënshtrohen procedurave deri në hipotekim
Sipërfaqet e tokës bujqësore dhe të tokës truall në fshatin Rinia të komunës Katundi i Ri në Durrës do të bëhen objekt i një vlerësimi të posaçëm. Shkak për këtë nismë është bërë moria e ankesave qytetare lidhur me shitjet e tokës në këtë zonë, por edhe fakti se fshati kufizohet me zonën industriale. Me vendim të qeverisë nr. 306 në këtë fshat, në veri të qytetit dhe fare pranë brezit të pishave të detit, janë vendosur një numër i konsideruar familjesh që kanë ardhur nga Kukësi, Puka e Tropoja. Bëhet fjalë për banorë tokat e të cilëve janë përmbytur nga hidrocentrali i Fierzës, të cilët përfituan nga vendimi nr. 306 i vitit 1994. Shpallja zonë industriale ka rizgjuar interesimin e banorëve, por sipas pohimeve që janë bërë nga komisioni i verifikimit të titujve të pronësisë pranë prefekturës asnjëri prej tyre nuk ka tokë të regjistruar në hipotekë. Të 127 familjet kanë të njëjtin problem, por që do të duhet të presin daljen e udhëzimeve të reja.
Shumëkush në këtë zonë ka blerë e shitur tokë pa dokumente ligjore, dhe kjo është pjesa më delikate, pasi blerësit do të ndeshen me hartën e zonës ekonomike me zhvillim të shpejtë industrial. Gjithsesi, mbetet për të pritur udhëzimet e javës së ardhshme të komisionit qendror për të mësuar se ç’do të ndodhë me ato familje që kanë shitur tokë apo edhe blerë tokë jashtë procedurave ligjore. Një pjesë e këtyre banorëve që kanë pasur emrin në listën e përfituesve kanë nxitur pa pritur ndërhyrjen e shtetit. Kjo kategori ka blerë vetë tokë, ku dhe kanë ndërtuar shtëpi. Ndërsa është vendosur që dhe për ta të ketë një verifikim më të detajuar
Problematika
Nga Qarku Kukësit kanë përfituar të drejtën për të marrë tokë në bregdetin e Durrësit 400 familje që u janë tokat përmbytur nga hidrocentrali i Fierzës. Kryetari i Qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka, ka bërë të qartë se 400 familje nga Kukësi, Hasi, Shëmria, Tropoja dhe Puka kanë përfituar nga 1800 m2 tokë si familje në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 306 në vitin 1994. Sipërfaqja e ndodhur në fshatin Rinia të komunës Katund i Ri. Specialistë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, deputetë dhe drejtues të shoqatës së të përmbyturve nga liqeni i Fierzës, pasi kanë parë nga afër kushtet që afrohen në disa zona, kanë vendosur të pranojnë këtë pjesë të bregdetit si zonën më të mundshme për sistemimin e 400 familjeve. Por komisionet nga Ministria, shoqata e të përmbyturve, njësitë lokale të zonave të prekura nga hidrocentrali dhe komisione të familjeve kanë shëtitur edhe në Lushnjë, Kavajë, Fier, Lezhë për të gjetur parcela me sipërfaqe të mëdha, ngase pas 400 familjeve do të kishte të tjerë në listë që prisnin zgjidhje. Fill pas vendimit nisi transferimi i familjeve të para drejt bregdetit të Durrësit. Kryetari i Qarkut të Kukësit Bruka ka pohuar se vetëm 127 familje janë shpërngulur dhe vendosur në fshatin Rinia, kurse pjesa tjetër e mbetur prej 273 familje, edhe pse në listë, nuk janë transferuar.
Pika të nenit
4. Komisioni vendor i kërkon seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark:
b) Sipërfaqen e tokës bujqësore të vënë në dispozicion për t’u ndarë më 1.08.1991, sipas fshatrave për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve) për ish-ndërmarrjet bujqësore.
c) Normën e tokës bujqësore në m2 për frymë më 1.08.1991, sipas fshatrave për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve) për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke specifikuar treguesit e domosdoshëm të përcaktuar në vendimin nr. 255, datë 2.08.1991 të Këshillit të Ministrave.
11. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës brenda 5 ditëve plotëson aktet e mësipërme në katër kopje, nga të cilat njërën e mban në arkiv, një tjetër ia përcjell zyrtarisht ZVRPP-së për regjistrim dhe dy të tjerat ia përcjell komisionit vendor.
12. Komisioni vendor mban në arkiv një kopje të aktit të ri të marrjes së tokës në pronësi dhe një kopje ia dorëzon përfaqësuesit që është pajisur me prokurë nga bashkëpronarët.