Hetimet për “Gërdecin” kushtuan 300 milionë lekë
17/03/2009 Llogariten shpenzimet për ekspertizat, gjykata pranon të gjitha materialet
TIRANE- Hetimi i shpërthimit tragjik të tragjedisë së Gërdecit i ka kushtuar buxhetit të Prokurorisë së Përgjithshme rreth 300 milionë lekë të vjetra, ndërsa gjykata do të pranojë të gjitha materialet si prova. Për të hedhur dritë mbi misteret e shpërthimit dhe rolin e 29 të pandehurve të dosjes “Gërdeci”, grupi hetimor ka kryer një sërë veprimesh dhe ekspertizash, të cilat në total kapin vlerën financiare prej 300 milionë lekësh. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës shqiptare, të cilët thanë se nga bilancet e kryera të pak ditëve më parë, ka rezultuar se dosja “Gërdeci” ka qenë çështja më e financuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo sasi financiare e harxhuar nga Prokuroria ka mundësuar hetimin në kohë rekord të dosjes voluminoze me rreth 80 fashikuj. Burimet thanë se nga buxheti i akuzës janë paguar disa ekspertiza, ku mësohet se secila prej tyre kap shifrën e 25 mijë lekëve të reja. Specialistët thonë se me këtë çmim janë kryer të gjitha ekspertizat që janë zhvilluar në institucionet kompetente të shtetit shqiptar, si nga Drejtoria e Mjedisit, e Bujqësisë e të tjera. Ndërsa analiza e kryer nga gjashtë ekspertët amerikanë të agjencisë së ATF-së ka kushtuar me shumë lekë, por burimet nuk pranojnë të japin të dhëna konkrete. Veç të tjerash organi i akuzës ka paguar edhe disa përkthyes, të cilët gjatë procesit hetimor kanë përkthyer një sërë materialesh që i shërbenin hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Brenda faturës financiare prej 300 milionë lekësh organi i akuzës ka futur edhe dietat dhe rrogat e Prokurorëve si dhe të oficerëve që kanë hetuar dosjen “Gërdeci”. Në çmimin e sipërcituar është llogaritur edhe sasia e karburantit të konsumuar nga makinat e Prokurorisë, ku me anën e të cilave kryhej transportimi i prokurorëve dhe oficerëve në vendngjarje e zona të ndryshme. Mësohet se e gjithë kjo shumë financiare do t’u kërkohet personave që do të shpallen fajtorë nga trupi gjykues i Gjykatës së Lartë.
Sot shorti në gjykatë
Ndërkohë që Gjykata e Lartë ditën e sotme pritet të hedhë në short gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen penale të shpërthimit të fuqishëm të fabrikës së demontimit të municioneve ushtarake, mësohet se gjatë procesit të shortit do të përcaktohet edhe emri i gjyqtarit që do jetë relatori i kësaj çështjeje Ndërsa për sa i përket disa materialeve të “kthyera” nga Gjykata e Lartë Prokuroria tha se ato do të pastrohen nga balta (Janë gjetur në vatrën e shpërthimit) dhe sërish do i dërgohen gjykatës. Gjithsesi këto materiale nuk janë shumë të rëndësishme për procesin gjyqësor që pritet të zhvillohet ndaj 29 të pandehurve.