E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Pranvera, kapet trafikanti i katert qe kalonte persona ne kufi

Tre te arrestuarit e djeshem te operacionit

Korçë, 17 mars, 13:04, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar kapjen e personit të katërt, i cili organizonte trafikun e paligjshëm të kalimit të kufirit, duke u marrë “klientëve” shumën e 6000 eurove.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, trafikanti quhet Ferdi Toto, 45-vjeç, lindur dhe banues në Berat.

Ai rekrutonte persona nga rrethet Tiranë dhe Lushnjë kundrejt një vlere prej 6000 euro për secilin, midis të tjerëve dhe persona në moshë të mitur, të cilët i transportonte dhe i strehonte paraprakisht në banesën e shtetasit Ylli Palla në fshatin Koshnicë të Devollit dhe më pas çoheshin në Greqi përmes kufirit tokësor.

Ai u kap në kuadrin e operacionit “Pranvera”, me anë të të cilit u bë e mundur disa ditë më parë edhe arrestimi i tre personave, Ylli Palla, Florian Martaneshi, Lule Hamzallari

për veprën penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të Kufirit”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Ndaj të parës, policia tha se vendosi ndjekjen penale në gjendje të lirë, kurse dy meshkujt u vunë nën arrest me burg.

Nga hetimi doli se rreth orës 01.20 të ditës së djeshme, që të tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në drejtim të shtetit grek nga zona e rrethit Devoll pesë shtetasve nga rrethet Lushnjë dhe Tiranë, nga të cilët dy të mitur, në këmbim të një shume prej 6000 euro.

“Personat që do të ndihmoheshin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme janë kapur në banesën e shtetasit Ylli Palla në fshatin Koshnicë, Devoll”, - detajoi policia.

Mësohet se pesë klandestinët, mes të cilëve dhe dy fëmijë, ishin transportuar nga Pogradeci nga 26-vjeçarja Lule Hamzallari me mjetin e saj të markës “Benz” me targë DV 1410 A dhe në banesë i prisnin veç Ylli Pallës, edhe 24-vjeçari Florian Martaneshi. Policia tha se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 700 euro si dhe mjeti me targë DV 1410 A.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›