E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Holandes Numerimi po zvarritet te ndryshoje sistemi

Diplomatet

Numerimi i votave ne Shqiperi duket se do te jete nje pervoje edhe e diplomateve te huaj pervecse nje akt qe sanksionon rezultatin e zgjedhjeve. Me shume se cdo rast i meparshem 8 maji 2011 po verifikohet ne menyre flagrante si nje precedent ku roli i diplomateve te huaj ne proces eshte gati thelbesor sidomos ne drejtim te kufizimit te problemeve serioze ne njesine nr. 5 ne Tirane. Keshtu nje dite pasi ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu dhe ai i Keshillit te Europes Ettore Sequi u vendosen ne mjediset e Vendit te Numerimit te Votave te Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49 edhe perfaqesuesi i OSBE/ODIHR-it ne Shqiperi Eugen Wolfarth ka inspektuar procesin ne njesine ne fjale duke apeluar per transparence dhe korrektese ne zbatimin e ligjit. do vote ka rendesi ne kete proces dhe duhet lexuar. Duhet te kemi besim te perbashket tek ky proces numerimi - eshte shprehur Wolfarth ne nje prononcim televiziv. Ai ka nenvizuar keshtu se zhbllokimi i procesit kalon nga eliminimi i ngarkesave politike qe po injektohen qellimisht ne funksion te kontrollit sado minimal te nje procesi qe po percakton ekuilibrin e ri te forcave ne skenen shqiptare. Vete Wolfarth ka shprehur interesimin e vet aktiv nisur edhe nga fakti se detyra kryesore e OSBE-se mbetet monitorimi i zgjedhjeve dhe asistenca ne arritjen e standardeve. Ne po vezhgojme per te qene me serioze dhe prania jone eshte per te pershpejtuar gjerat sepse zgjedhjet jane teper te rendesishme dhe sepse roli i OSBE/ODIHR eshte per te monitoruar kete proces-  ka vijuar Wolfarth. Po ne kete kontekst angazhimi edhe diplomatet e tjere kane qene aktive madje duke dale vete ne terren. Keshtu krahas Wolfarth edhe perfaqesuesja kryesore diplomatike e Britanise se Madhe Fiona McIlwham ka asistuar personalisht procesin e numerimit dhe me shume situaten e krijuar ne VNV e ZAZ nr. 49 duke e shtuar keshtu presionin direkt ndaj politikes shqiptare. Nje itinerar i posacem per zgjedhjet eshte zhvilluar edhe nga ambasadori holandez Van den Dool i cili se bashku me parlamentare te vendit te tij kane vizituar VNV e njesise nr. 5. Meqenese procesi i numerimit po zvarritet kjo eshte ajo qe ndodh. Menduan qe tu prezantojme atyre nje arome te demokracise shqiptare. shte nje proces kompleks mjedisi ku po ndodh nuk eshte nxites - tha ai duke vleresuar aspektin logjistik te procesit te numerimit. Te njejten vleresim ka bere edhe kryetarja e Komisionit per eshtjet Europiane e cila ka nenvizuar se procesi eshte transparent me gjithe ngadalesine. Parlamentaret holandeze kane folur per hartimin e rekomandimeve mbi bazen e asaj qe kane pare ne Shqiperi nje paralajmerim ky pozitiv per procesin e integrimit po te mbahet parasysh nota optimiste e percjelle ne mjediset e VNV-se. Duhet thene se aktivizimi i diplomateve te huaj ka kaluar nga stadi verbal i vene re ne prag te nisjes se procesit zgjedhor ne nje mbikeqyrje konkrete ne terren ne diten e zhvillimit te tij dhe me vone duke faktuar keshtu se vleresimet per demokracine shqiptare mbeten disi teorike. Nje e dhene per kete eshte edhe vonesa prej 6 ditesh e numerimit qe mban pezull edhe rezultatin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›