KQZ-ja shqyrton kërkesën e opozitës
Kërkesa për vendosjen e kamerave është bërë nga partia opozitare, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, me qëllim të, siç thuhet, rritjes së transparencës së procesit zgjedhor.
Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në pushtet, përderisa partia më e madhe, ajo Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi nuk është deklaruar për këtë çështje.
Zyrtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se Këshilli për Buxhet dhe Financa po analizon mundësitë për vendosjen e kamerave të vëzhgimit në mbi 2000 vendvotime dhe koston e tyre.
Sipas tyre, KQZ-ja pritet të vendosë shumë shpejt nëse votimet për pushtetin lokal, do të bëhen nën monitorimin e kamerave ose jo dhe më pas t’i drejtohet qeverisë për ndarjen e mjeteve shtesë.
Nëse kostoja e vendosjes së kamerave do të jetë e papërballueshme, në KQZ thonë se ato do të vendosen vetëm në qendrën kryesore të numërimit të votave.
Ndërkaq, ideatorët e vendosjes së kamerave, zyrtarë të Aleancës Kosova e Re thonë se ato duhet të vendosen pavarësisht kostos. Nënkryetari i kësaj partie, Ibrahim Makolli ka thënë se nëse kamerat nuk mund të vendosen në të gjitha vendvotimet, atëherë ato së paku duhet të vendosen në çdo qendër votimi.
start/bbc