Pukë,vdes aksidentalisht në punë elektriçisti
Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Pukës bëjnë të ditur se nje 50 vjeçar me detyrë punonjës i OSSH- së, gjeti vdekjen nga rryma elektrike rreth mesdites teksa ishte duke rregulluar nje linje te tensionit te larte
PUKË-Një elektriçist nga Puka gjeti vdekjen të hënën, teksa ishte duke punuar në një kabinë elektrike të tensionit të lartë në fshatin Luf të këtij rrethi.
Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Pukës bëjnë të ditur se "Pjeter Ndoku, 50 vjeç, lindur e banues në fashtin Luf të rrethit të Pukës, me detyrë punonjës i OSSH- së, gjeti vdekjen nga rryma elektrike rreth orës 12.00".
Nga hetimet e grupit të ekspertëve që shkuan në vendgjarje rezulton se në momentin e aksidentit fatal, 50 vjeçari ishte duke rregulluar një defekt në linjen elektrike të tensionit të lartë.
(d.b/BalkanWeb)