E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ mblidhet sot me 4 anëtarë, shqyrton disa projektvendime

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mblidhet të premten, në mbledhjen e radhës, pavarësisht situatës së krijuar së fundi në këtë institucion, ku lirimi nga detyra i anëtarit Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, u pasua nga dorëheqjet e njëpasnjëshme të dy komisionerëve të PS-së, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Ndërsa dje anëtari tjetër i KQZ-së, i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani deklaroi pezullimin e veprimtarisë së tij, duke u solidarizuar me aktin e dy kolegëve. 

Kështu sot, me vetëm katër anëtarë, KQZ do të shqyrtojë disa pr/vendime si ai "Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 71 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013"; si dhe disa pr/vendime që lidhen me regjistrimin e Komiteteve Nismëtare, që do të organizojnë punën për paraqitjen e disa kandidatëve të pavarur, në Fier, Vlorë dhe Tiranë, të propozuar nga zgjedhësit në zgjedhjet e Kuvendit. 

Pas vakancës së krijuar në KQZ, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas ligjit, i kërkoi PS-së të sjellë propozimet e reja për plotësimin e vendeve të mbetura bosh. Por, opozita refuzon të paraqesë kandidaturat e saj, pa iu kthyer ligjshmëria institucionit që administron zgjedhjet.
Por ndërsa zoti Patozi fliste në parlament, një tjetër anëtar i KQZ-së, Jani Jani, i propozuar nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, vendosi të pezullojë përfaqësimin e tij në Komision në shenjë solidariteti me dy kolegët e dorëhequr, duke akuzuar shumicën e djathtë se ka cënuar haptazi pavarësinë e këtij intitucioni.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Majko: Kriza në KQZ jo krizë teknike por politike, PS do mbrojë votat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›