Presidenti Bujar Nishani dekreton dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e dy anëtarëve të rinj në postet vakante në Gjykatën e Lartë.
Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se: " Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë.
(e.m/BalkanWeb)