KQZ mbyll ankimimet dhe mandaton 53 deputet
Nga Besian Ajazi
KQZ shpërndan mandatet e para vetëm pas 3 javësh që nga zgjedhjet. Në një konference për shtyp mbi përfundimin e procesit të ankimimit, zëdhënësi Olli bëri të ditur se janë mandatuar 53 deputetë nga 140 që ka Kuvendi..
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund shqyrtimit të të gjitha kërkesave ankimore të paraqitura nga subjektet politike për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndonëse kanë kaluar rreth 20 ditë që nga dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror ende nuk ka një rezultat përfundimtar të zyrtarizuar. Gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit Leonard Olli, KQZ bëri të ditur se deri tani janë mandatuar 53 deputetë nga 140 që është i përbërë Parlamenti i Shqipërisë. Zëdhënesi Olli gjithashtu publikoi edhe përqindjet dhe mandatet e përftuara nga koalicionet në përfundim të procesit të ankimimit.
“KQZ-ja ka bërë shpërndarjen e mandateve në qarqet e Korçës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Elbasanit. Në total deri në këto moment janë mandatuar 53 deputet ose rreth 40% e totalit të përbërjes së Kuvendit. Rezultati total për koalicion është, Aleanca e Ndryshim 46.92% dhe 70 mandate, Aleanca Socialiste për Integrim 5.53% dhe 4 mandate,m si dhe Bashkimi për Ndryshim 45,45% dhe 66 mandate”- u shpreh zëdhënësi Olli.
Sipas zëdhënësit Leonard Olli, KQZ pritet të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në fund të muajit korrik, kohës që sipas KQZ kushtëzohet nga ankimimet e subjekteve politike në Kolegjin Zgjedhor.
“Përmbyllja e kësaj faze në KQZ, u krijon mundësinë të gjitha palëve që brenda 5 ditëve të paraqesin pretendimet e tyre prane Kolegjit Zgjedhor, i cili nga ana e vet ka në dispozicion 10 ditë për ti marrë ato në shqyrtim. Të gjitha këto element bëjnë të mundur që në fund të muajit korrik të bëhet e mundur certifikimi i rezultatit dhe nga ana e KQZ, pas përmbylljes së kërkesave ankimore edhe nga ana e Kolegjit Zgjehdor”- shtoi Olli.
Ndërkohë në mbledhjen e paradites KQZ-ja rrëzoi dy kërkesa për qarkun e Fierit. Me katër vota pro dhe dy kundër KQZ rrëzoi kërkesën e kryetarit Arben Ristani për pavlefshmërinë e rezultateve të votimit në tre Qendra Votimi të KZAZ-së 19 në Fier. Kreu i KQZ-së Ristani, kërkoi nxjerrjen si të pavlefshme të rezultatit në këto tre qendra në të cilat me datë 28 qershor nuk u zhvillua procesi i votimit. Gjithashtu KQZ rrëzoi edhe propozimin e komisionerëve të PD-së Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanajt të cilët kërkuan një hetim administrativ për këto qendra, ç’ka do të bënte të mundur një rivlerësim të votave në të gjithë qarkun e Fierit duke e argumentuar propozimin e tyre me faktin se mosvotimi në këto tre qendra mund të cenonte mandatet në këtë qark.
(a.r/balkanweb)