Burrel, Berisha në tur inaugurimesh, nderim për A. Zogun
Të humburit në zgjedhjet e qershorit janë vetëm ata që nuk kanë asnjë interes kombëtar. Kështu ka deklaruar kryeministri Berisha gjatë një turi inaugurimesh zhvilluar në rrethin e Matit. Berisha mori pjesë dhe në zbulimin e shtatores të mbretit Zog.
BURREL- Gjatë një turi inaugurimesh në rrethin e Matit kryeministri i vendit Sali Berisha, disa dit pas përfundimit të zgjedhjeve të qershorit ka theksuar se të humburit në këto zgjedhje janë vetëm ata që nuk kanë asnjë interes kombëtar.
“Të humbur janë vetëm ata të cilët nuk kanë asnjë interes kombëtarë, nuk kanë asnjë interes social, familjar përveç interesave vetjake dhe klaneve mafioze me të cilët janë të lidhur, me ata do të merret ligji. Ne sëbashku do të vazhdojmë projektet”- u shpreh kryeministri Berisha.
Në takimet e tij të zhvilluara në Burrel kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar nderi në ceremoninë e zhvilluar në zbulim të shtatores në nder të mbretit Ahmet Zogu, vendosur në sheshin kryesor të qytetit.
Berisha zbuloi në mënyrë simbolike dhe shtatoren në nder të mbretit të parë të Shqipërisë ku i pranishëm ishte dhe pretendenti për frontin mbretërorë Leka Zogu i Parë, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, deputet të zonës, ministra të kabinetit qeveritarë si dhe përfaqësues të pushtetit vendos.
“Sot ne nderojmë burrin e madh të Matit dhe të mbarë shqiptarëve me këtë shtatore. Unë kam bindjen se historia, me ritmet e jashtëzakonshme të Ahmet Zogut, do të nxjerrë në pah, do të ridimensionojë figurën e tij të madhe, kontributin e tij”- u shpreh Berisha.
Nga ana e tij Leka Zogu i Parë duke vlerësuar vendosjen e shtatores Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit e ka konsideruar këtë si një moment historik që i përket të gjithë Shqipërisë. (a.r/news24/balkanweb)