E Diel, 1 Nëntor 2026

Cvetkoviq: Kosova smund të jetë kusht për integrim

Pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në BE, ka thënë për mediat serbe kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq.

Përderisa edhe vetëm një shtet anëtar i BE-së nuk e pranon pavarësinë, e tash janë pesë, njohja nuk mund të jetë kusht për integrim, ka thënë ai.

Një ditë më parë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan File, ka bërë me dije, se para anëtarësimit, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›