E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mbyll rinumërimin për Lezhën, nis sot procesi për Shkodrën

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli të dielën në mbrëmje rinumërimin e të gjitha kutive të votimit për qarkun Lezhë, ndërsa paraditen e sotme (ora 10:00) ky proces pritet të nisë për qarkun e Shkodrës.

Mbrëmjen e vonë të së dielës u mbyll rinumërimi i 248 kutive të Lezhës, ku u konstatua se koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", ruajti mandatin e katërt me një diferencë prej rreth 800 votash kundrejt koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", ndërsa si subjekt zgjedhor Partia Demokratike është 600 vota para Partisë Socialiste.

Ndërkohë, sot KQZ pritet të nisë rinumërimin e 417 kutive të qarkut Shkodër.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ mbyll rinumërimin për Qarkun e Lezhës, nuk ndryshon ndarja e mandateve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›