E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rinumerimi i Lezhes, zbuloi vjedhjen e votave nga PS Rozeta Rapushi



Kryeministri, Sali Berisha beri te qarte dje se demokratet nuk do te pranojne kurre pushtetin e dale nga krimi, droga dhe parate e pista. Ndersa denoncoi vjedhjen e votave ne Qarkun e Lezhes dhe tentativen e mazhorances se re, per te bllokuar rinumerimin e votave. Ne nje reagim publik, ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, kreu i qeverise u shpreh keshtu, per faktin se nga rinumerimi ne Lezhe, rezultuan 1200 vota te vjedhura. “Te dashur miq, rinumerimi i fleteve te votimit deshmoi se karteli i droges qe erdhi ne pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhune, terror e para te pista 1200 vota vetem ne Qarkun e Lezhes dhe tani, po me dhune, terror dhe para te pista, duan te bllokojne rinumerimin e votave dhe te mbrojne mandatet e krimit. Ky eshte ndryshimi qe donin trafikantet dhe miqte e tyre! Por ne demokratet, pushtetin e dale nga krimi, droga dhe parate e pista nuk do e pranojme kurre. Perpara per voten e lire te shqiptareve”,- shkruan Berisha ne Facebook. Me heret, deputeti demokrat, Gerti Bogdani, nga selia blu denoncoi problemet e konstatuara gjate rinumerimit te votave ne kete qark. Madje beri te ditur se PD-ja nuk do te pranoje kurre pushtetin e dale nga keto zgjedhje. “PD i deklaron shqiptareve dhe miqve dhe partnereve te Shqiperise se nuk do te pranoje kurre pushtetin e dale nga keto zgjedhje as dhe rezultatin e ketyre zgjedhjeve te diktuar nga Edi Rama me vrases seriale, trafikante droge dhe para te pista, pa transparencen e plote te votes se qytetareve shqiptare dhe per kete pergjegjesia do bjere vetem dhe personalisht mbi Edi Ramen”, - theksoi Bogdani. Duke renditur te dhena te cilat flisnin per manipulime te konstatuara nga KQZ gjate rinumerimit, Bogdani tha se ne total se bashku me dhjete kutite e meparshme, PD-se i jane vjedhur 1250 vota. “Ne total pas rinumerimit te votave ne te gjitha kutite e te gjitha qendrave te zones elektorale te KZAZ-se 13, te Qarkut Lezhe, rezulton se Edi Rama dhe banda e tij e krimit dhe droges ka vjedhur me dhune dhe terror dhe para te pista mbi 1250 vota. PD i kerkon Rames te ndaloje menjehere cdo forme presioni cdo perpjekje per te bllokuar me cdo mjet rinumerimin e votave dhe fshehur keshtu me cdo kusht krimin e tij te vjedhjes se votave”, - vijoi ai. Demokrati akuzoi se Rama dhe banda e tij e vrasesve po perdorin te gjitha format nga kercenimi me hanxharet e krimit tek oferta marramendese me para te pista per bllokimin e transparences dhe rinumerimit te votave. Bogdani tha se Rama eshte i damkosur para qytetareve shqiptare dhe komunitetit nderkombetar nga kjo vjedhje e votes.

Votat e vjedhura sipas PD nga PS ne Lezhe

Ne total nga KZAZ numer 13 ne Qarkun e Lezhes, Partise Demokratike i jane vjedhur 1250 vota.

Ne Qendren e Votimit 760, PD-se i kishin vjedhur 94 vota;

Ne Qendren e Votimit 759, PD-se i kishin vjedhur 46 vota;

Ne Qendren e Votimit 757, PD-se i kishin vjedhur 48 vota;

Ne Qendren e Votimit 754, PD-se i kishin vjedhur 180 vota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›