E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i PD-se, Basha-Olldashi, sot vendos anetaresia e partise



Rreth 106 mije persona qe zyrtarisht figurojne anetare te Partise Demokratike dhe qe jane te pajisur me karten dixhitale te anetaresise, pritet te votojne sot per zgjedhjen e kryetarit te tyre te ri. Votimi pritet te mbahet ne 57 qendra ne gjithe vendin dhe, sapo kutite te mbyllen, ato do te transportohen ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, jo ne seline e PD-se sic u njoftua fillimisht, dhe nen vezhgimin e perfaqesuesve te kandidateve do te nise procesi i numerimit. Nga ky proces, rezultati sipas perllogaritjes, pritet te dale me 23 korrik. Zhvillimi i ketyre zgjedhjeve qe do te behet sipas parimit “nje anetar nje vote” erdhi si rezultat i doreheqjes se liderit, Sali Berisha nga drejtimi i partise, pas rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, ku Partia Demokratike humbi. Menjehere pas doreheqjes se kreut historik te selise blu, ne kete parti politike, qe per tete vitet e fundit qeverisi vendin, u cel procesi per zhvillimin e zgjedhjeve te reja, nga ku do te dale edhe kreu i ri i kesaj force politike. Nga mbledhja e kryesise se PD-se, dy ishin emrat e miratuar dhe te perfshire zyrtarisht ne gare, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha dhe deputeti demokrat, Sokol Olldashi. Ndonese pretendimin per tu perfshire ne gare e paten disa, per shkak te mungeses se dokumentacionit te tyre, gara u vijua vetem me dy kandidatet e mesiperm. Qe ne fillim te ketij procesi, kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, beri thirrje qe askush nga figurat e larta te partise te mos mbeshtese ndonje kandidat ne fushaten elektorale dhe te mos ndikoje tek ai. Ne rast se do te deshiroje ndokush ta bente nje gje te tille, Berisha tha se me pare duhet te dorehiqet nga funksionet e tij. Per rrjedhoje fushata e dy kandidateve u be nga vete ata me bazen e Partise Demokratike ne cdo cep te vendit. Duke e permbyllur diten e djeshme, per ti lene sot mundesise anetaresise te beje zgjedhjen.

NUMERIMI

Procesi i numerimit te votave per kreun e ri te PD-se, do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve. Te pakten keshtu u percaktua se fundmi nga selia blu, ndonese me pare u perfol se do te ishte pikerisht selia e partise qe do te sherbente si godine per procesin e numerimit. Rezultati per fituesin do te mund te jepet vetem nje dite me pas, me 23 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›