E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia e Amerikës mbledh bashkë Berishën, Ramën dhe Nanon

Arkiv

Ambasada amerikane ka zhvilluar një ceremoni në Galerinë e Arteve me rastin e festës së pavarësisë, e cila shënohet në 4 korrik.

Në këtë festë kanë qenë të pranishëm politikanët kryesorë shqiptarë, mes të cilëve kryeministri Sali Berisha, kreu i opozitës, Edi Rama dhe paraardhësi i tij tek PS-ja, Fatos Nano.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

Kjo është hera e parë që krerët e politikës shqiptare gjenden së bashku në një ceremoni, edhe pse duhet thënë se nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë mbështetëse e patundur e Shqipërsë. Ju vazhdoni të ndërtoni një Shqipëri të drejtë, vatzhdoni të krijoni Shqipërinë e shpresave, atje ku ëndrrat bëhen realitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›