KQZ miraton Keshillin Bashkiak te Tiranes Rozeta Rapushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton tabelen perfundimtare te rezultatit per Keshillin Bashakiak te Tiranes. Pas dy dite diskutimesh dhe korrigjimesh te kesaj tabele, KQZ miratoi dje me 4 vota pro dhe 2 kunder, tabelen perfundimtare qe i hap rrugen ndarjes se mandateve per keshilltaret e Bashkise kryesore ne vend. Ne vendimin e marre ne tabelen perfundimtare te rezultateve per keshillin e Bashkise se kryeqytetit, u perfshine edhe votat e dala gjate procesit te rivleresimit dhe numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar per Tiranen. Ne baze te votave te marra, e perkthyer ne mandate, Aleanca per Qytetarin do te marre 28 mandate ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, ndersa Aleanca per te Ardhmen 27 mandate. Ndonese KQZ perfshiu dje ne tabelen permbledhese edhe votat e sakta por te hedhura ne kutine e gabuar, ashtu sic veproi me rezultatin e nxjerre per kryetarin e Bashkise, numri i shtuar i votave te gjetura nuk ndryshon asgje ne mandate, per shkak te diferences prej 385 votash te te dyja koalicioneve. Per sa u perket partive politike, force e pare eshte votuar PS-ja me 104.465 vota, me pas PD-ja me 77.142 dhe LSI-ja me 21.213 vota ne total. Mbledhja e djeshme nuk kaloi pa debate mes paleve. Ndonese dakord me perfshirjen ne tabelen permbledhese te votave te hedhura gabim, perfaqesuesit socialiste ne komision debatuan ne lidhje me mosperputhjen e shifrave ne tabele. “Dokumentacioni qe ju keni sjelle nuk eshte i plote. Tabelat duhet te ndryshojne sepse kemi shifra qe nuk perputhen me njera-tjetren. Per nje rezultat perfundimtar, KQZ duhet te ndryshoje me pare ne detaje tabelat e grupeve te numerimit dhe me pas te pershtate ne tabelen perfundimtare. Por ne keto tabela te detajuara duhet t’i kemi para, ne menyre qe te shohim se ku jane gabimet”, kerkoi perfaqesuesi socialist, Eridian Salianji. Por sipas eksperteve te administrates te KQZ-se, tabelat jane bere ne baze te shifrave te nxjerra dhe jane te sakta. Pa perjashtuar gabime njerezore te grupeve te numerimit, por qe sipas tyre jane teper te vogla. “Ju jeni peshkatare pa det. Ju duhet nje cike det qe te gjuani. Po gjuan ne te thate”, ju drejtua kreu i KQZ-se, Arben Ristani, perfaqesuesit socialist. “Sa per dijenine tuaj ky eshte pyll dhe ju jeni kafshe te pyllit qe gjuheni nga PD, jo nga ne. Por beni mire qe ta miratoni tabelen perfundimtare ne baze te ligjit”, replikoi Salianji. Me gjithe debatet e zhvilluara, tabela perfundimtare per Keshillin Bashkiak te Tiranes u miratua dhe brenda 2-3 diteve pritet qe te perllogariten edhe mandatet per keshilltaret. “Ju e dini detin ende tek Sheshi Skenderbe, por mos gjuani me aty se ka vajtur ne vend tjeter deti”, theksoi Ristani, duke e deklaruar mbledhjen e mbyllur dhe rekomanduar administraten e KQZ-se, qe te perpiloje ndarjen e mandateve, per ta miratuar ne mbledhjen e ardhshme.
Tabele emrat e Keshillit Bashkiak te Tiranes
Aleanca per Qytetarin 28 Aleanca per te Ardhmen 27
PD PS
Jorida Tabaku Mimoza Hafizi
Ferdinant Poni Tritan Kalo
Suzana Guxholli Kristaq Blushi
Gezim Karapici Ardiana Berberi
Niazi Kosovrasti Ervin Bushati
Dhori Kule Lorenc Vangjeli
Jul Bushati Arbian Mazniku
Eneida Guria Aldrin Dalipi
Beqir Nuredini Gerta Lubonja
Besnik Aliaj Shpetim Cami
Jera Kruja Fatbardha Barjaba
Zamir Ndroqi Genti Gazheli
Akli Fundo Juliana Hoxha
Sulejman Mema Mehmet Hasanlami
Enkelejda Sallaku Alketa Hila
Bledi Kasmi Valbona Tahiraja (Doci)
Murat Basha Petrit Ago
Ariana Bekteshi Hari Mulla
Vejsel Rizvanolli Eridian Saliani
LSI Andrea Marto
Shezai Rrokaj Megi Ajtyresa
Edmond Panariti Ylli Cano
Erisa Zaimi Vjola Sterjo
Endrit Brahimllari Xhevdet Kacani
Blerina Kazaferi Suzana Hakrama
PDIU PDS
Tahir Muhedini Florian Pullazi
Arian Cuko PSV ’91
PR Enver Reci
Maksim Begeja
PLL
Agim Kraja
Tabele emrat e Keshillit Bashkiak te Tiranes
Aleanca per Qytetarin 28 Aleanca per te Ardhmen 27
PD PS
Jorida Tabaku Mimoza Hafizi
Ferdinant Poni Tritan Kalo
Suzana Guxholli Kristaq Blushi
Gezim Karapici Ardiana Berberi
Niazi Kosovrasti Ervin Bushati
Dhori Kule Lorenc Vangjeli
Jul Bushati Arbian Mazniku
Eneida Guria Aldrin Dalipi
Beqir Nuredini Gerta Lubonja
Besnik Aliaj Shpetim Cami
Jera Kruja Fatbardha Barjaba
Zamir Ndroqi Genti Gazheli
Akli Fundo Juliana Hoxha
Sulejman Mema Mehmet Hasanlami
Enkelejda Sallaku Alketa Hila
Bledi Kasmi Valbona Tahiraja (Doci)
Murat Basha Petrit Ago
Ariana Bekteshi Hari Mulla
Vejsel Rizvanolli Eridian Saliani
LSI Andrea Marto
Shezai Rrokaj Megi Ajtyresa
Edmond Panariti Ylli Cano
Erisa Zaimi Vjola Sterjo
Endrit Brahimllari Xhevdet Kacani
Blerina Kazaferi Suzana Hakrama
PDIU PDS
Tahir Muhedini Florian Pullazi
Arian Cuko PSV ’91
PR Enver Reci
Maksim Begeja
PLL
Agim Kraja