Padia e PS ne Kolegj: Zgjedhjet te pavlefshme ne 284 qendra votimi Qamil Xhani
Partia Socialiste ka depozituar paraditen e djeshme padine per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane ne Kolegjin Zgjedhor. Me ane te kesaj ankese, e cila pritet dhe te jete e fundit per procesin ne kryeqytet, Partia Socialiste kundershton vendimin e KQZ-se qe shpall Lulzim Bashen si fitues te zgjedhjeve dhe kerkon pavlefshmerine e tyre. Argumentet e paraqitura nga juristet e Partise Socialiste jane te njejta me ato qe kane paraqitur para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pika kryesore ku mbeshtetet padia e PS-se eshte mos rakordimi i fleteve te votimit. “Nga Tabela Permbledhese e Rezultatit te Zgjedhjeve (TPRZ) kemi qe, numri i fleteve te votimit te gjendura ne kuti eshte 257 377. Shuma e votave te vlefshme me votat e pavlefshme eshte 256 751 (251 389 vota te vlefshme + 5 362 vota te pavlefshme). Rezulton se jane 626 flete votimi me shume ne kuti se gjithe fletet e votimit qe jane vleresuar! Me se pakti, kjo do te thote se 626 flete votimi te gjetura ne kuti nuk jane vleresuar!”, thuhet ne padine e Partise Socialiste. Duke u ndalur ne keto te dhena qe sipas PS-se dalin nga krahasimi i te dhenave, juristet e PS-se pretendojne se KQZ-ja nuk mund te miratonte tabelen per shpalljen e rezultatit. “Shihet qarte qe te dhenat qe pasqyron TPRZ nuk jane sipas ligjit. Keto mosperputhje dhe/ose kontradita ne keto dhena e bejne kete akt, apo kete dokument te pasakte dhe te paligjshem. Si rrjedhim, KQZ nuk mundet te shpalle nje rezultat zgjedhor, sido qofte ai, bazuar ne te dhena te pasakta dhe te paligjshme”, thuhet ne padine e PS. Duke theksuar se mos perputhja e votave duhet te ishte hetuar, juristet e PS-se shprehen ne padi se KQZ-ja duhet te kishte hetuar ne menyre me te thelle per shkak dhe te diferences se vogel te votave. “Mosperputhje dhe parregullsi te tilla, vecanerisht ne kushtet e nje diference prej 93 votash ndermjet dy kandidateve pretendues, jane fakte akoma me shume detyruese per KQZ qe te hetoje dhe te shpjegoje ligjerisht (ose logjikisht te pakten) se perse jane keto mosperputhje”, thuhet ne padi. Ne ankesen e PS-se i meshohet dhe faktit se 284 kuti votimi kane rezultuar me probleme. Gje qe, sipas juristeve te PS-se cenon integritetin e procesit. “Rezulton se, ne rreth 30% te kutive te hetuara u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze te integritetit dhe sigurise se tyre, gje qe vendos ne pikepyetje te drejtperdrejte integritetin e materialit zgjedhor qe ndodhet brenda tyre dhe per rrjedhoje bazueshmerine dhe ligjshmerine e vet vendimit te KQZ-se objekt te ketij ankimi”, thuhet ne padi.
Pjese nga padia e PS ne Kolegjin Zgjedhor
Ne cmojme se Tabela Permbledhese e Rezultatit te Zgjedhjeve eshte nje dokument i paligjshem dhe rrjedhimisht dhe vendimi qe ka miratuar ate dhe qe ka shpallur fituesin e zgjedhjeve jane te paligjshem.
Konkretisht, ne tabelen permbledhese te rezultatit per kryetar ne zonen zgjedhore Bashkia Tirane evidentohet se:
Diferenca ndermjet votave te vlefshme dhe votave te pavlefshme me numrin e zgjedhesve per Bashkine Tirane ne 109 QV eshte 248 flete votimi me shume se zgjedhes. Pra 248 vota qe nuk u perkasin vullnetit te zgjedhesve.
Diferenca ndermjet votave te vlefshme dhe votave te pavlefshme me numrin e zgjedhesve per Bashkine Tirane ne 175 QV te tjera eshte 506 flete votimi me pak se zgjedhes. Pra mungon vullneti i 506 zgjedhesve.
Nuk ka se si te jete ndryshe kur ne QV-te e listuara me siper rezulton, nga tabelat permbledhese dhe shqyrtimi administrativ i zhvilluar prej KQZ, se ka me shume flete votimi te gjetura ne kuti se sa zgjedhes qe kane votuar. Gjithashtu, ne shume QV (nga ato te listuara me siper) rezulton se mungojne flete votimi nderkohe qe sipas listes se zgjedhesve ka me shume zgjedhes qe kane votuar.
Rezulton se jane shkelur parashikimet e neneve 115,116,118 e 119 te Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e numerimit te votave, vleresimin e tyre, mos cenimin e integritetit te permbajtjes se kutive me fletet e votimit dhe nxjerrjen e rezultatit per QV-ne qe i nenshtrohej numerimit.
Keshtu provohet se per 40 Qendra Votimi, te cilat kane qene te balancuara, pra numri i fleteve te votimit te gjetura ne kuti eshte i barabarte me numrin e zgjedhesve, jane transformuar ne kuti, te cilat kane flete votimi me shume se zgjedhes, ne total jane 75 flete votimi me shume.
Gjithashtu provohet se ne 99 Qendra Votimi te tjera, te cilat kane qene te balancuara e tashme kane me pak flete sesa zgjedhes, ne total u mungojne 240 flete votimi. (QV Nr. 1681; 1684; 1685/1; 1686; 1686/1; 1688; 1691; 1693/1; 1694; 1696/1; 1704; 1706, etj.)
Nga ana tjeter, 145 QV mbartin parregullsi te cilat dhe pas rivleresimit te bere nga KQZ-ja nuk u arrit te rregulloheshin per shkak te natyres se shkeljeve te ligjit.
Nga keqyrja e pamjeve filmike te VNV-ve eshte evidentuar qartesisht fakti se ne KZAZ kutite me fletet e votimit jane mbyllur me nje numer te percaktuar qarte ne tabelen e rezultateve, numer qe perputhej me numrin e zgjedhesve qe kishin votuar ne ato QV. Ne rastin konkret ka rezultuar gjate rivleresimit ne KQZ se ne keto kuti jane gjetur flete votimit te cilat nuk kane qene me pare aty. Regjistrimet filmike te realizuara ne VNV pasqyrojne te gjitha fletet e gjetura nga GNV-ja ne permbajtje te kutive te votimit dhe nuk tregon te kete pasur dhe fletet e “gjetura” ne KQZ.
Ne cmojme se nuk mundet te shpallet fitues nje kandidat me 93 vota me shume se kandidati tjeter ne kushtet kur ka flete votimi me shume ne kuti se votues dhe kjo eshte disa here me e larte se diferenca e votave ndermjet kandidateve!
Nuk mundet te shpallet fitues edhe ne kushtet e paligjshmerive te tjera te renda te evidentuara dhe te provuara, ne me shume se 284 QV!