Ambasadoret: Te njihen vendimet e Kolegjit Rozeta Rapushi
Shqiperia i ka te gjitha mundesite per te qene pjese e Bashkimit Evropian, por per te arritur kete, duhet qe te nise menjehere dialogun politik dhe palet te respektojne vendimet e institucioneve. Mesazhi u dha dje nga tre Ambasadore, ai i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, ai Hungarez, Sandro Molnari dhe spanjoll Rafael Perez. Diplomati hungarez, Molnari, vendi qe dorezoi dje presidencen e Bashkimit Evropian, tha se dialogu politik kishte nisur te funksiononte mire ne vend para zgjedhjeve lokale, por sapo nisi procesi zgjedhor qe ende nuk ka perfunduar, ketu nisi problematika qe duhet te zgjidhet menjehere sipas tij. “Pavaresisht se cili do te jete rezultati qe do te dale nga Kolegji Zgjedhor, une shpresoj shume se palet ta pranojne vendimin sepse ne nje vend ku sundon ligji dhe shteti se drejtes, duhet te pranohet vendimi institucioneve ligjore. Sic edhe e thote dokumenti i Ministrave te Jashtem te BE, ne Shqiperi duhet te vazhdoje reforma elektorale, pasi do te kete edhe zgjedhje te tjera”, beri te qarte Molnari. Ai siguroi se Hungaria ka mbeshtetur gjithnje statusin kandidat te Shqiperise per integrimin ne BE. Por per tu arritur kjo, vendi yne sipas diplomatit duhet te permbushe 12 rekomandimet e Komisionit Evropian si dhe te arrije marreveshje politike. “Ne Hungari, gjate procesit te integrimit ka qene nje marreveshje, qe elita e larte ne Hungari kishte vendosur qe, cfare do marreveshje, ligj qe do kalonte ne parlament duhet te tejkalonte interesat politike. Domosdoshmerish dhe ne kishim debatet tona, te ndryshme, por i tejkalonim duke pasur parasysh te ardhmen evropiane”, dha modelin e vendit te tij diplomati hungarez. Ndersa kreu i delegacionit te BE-se, Sequi, tha se me aq sa e njeh ai Shqiperine dhe shqiptaret, procesi i integrimit eshte i mundshem. “Ju keni mundesi te mobilizoni te gjitha energjite e vendit tuaj, te arrini gjithe kete dhe kete mund ta them fare qarte, ajo qe ju nevojitet eshte angazhimi politik, i bejme thirrje paleve t'i rikthehen dialogut politik dhe te zgjidhin kete ngerc te gjate politik, integrimi duhet te jete axhende kombetare”, u shpreh qarte Sequi. Ai tha se procesi i integrimit ka ngecur ne vend dhe madje nuk ngurroi ta krahasoje ate me nje biciklete pa rrota. “Evropa eshte ketu per te ndihmuar, e dini ju sa ndihme japim per Shqiperine, cdo vit perafersisht 90 milione euro, kjo eshte prova jone e angazhimit. Por ne, do te deshironim te shihnim angazhimin tuaj, i cili duhet te perkthehet me rikthimin e dialogut politik. Perndryshe eshte dhe ajo qe kam thene keto dite, njesoj si te kemi nje biciklete, por pa rrota”, u shpreh Sequi. Ne fund te ketyre keshillave dhe vleresimeve, edhe Ambasadori Spanjoll, Rafael Perez, tha se eshte dakord me dy koleget e tij, duke theksuar faktin se e gjithe kjo situate, duhet te zgjidhet ne nje kohe sa me shpejt ne favor te vendit.