E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton hapjen e 5 kutive të tjera, PS: Kundër

UPDATE- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vijon hapjen e kutive te votimit, ne te ilat jane konstatuar fletet e kontestuara, te pallogaritura ne numerimin per kryetar te bashkise se Tiranes.

Me 4 vota pro, pa votat e opozites u miratua vendimi qe lejon vijimin e hapjes dhe numerimin e fleteve edhe për 5 kuti të tjera.

Procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara- tha Ristani, pas kundershtise se prere te perfaqesuesve ligjore te PS-se.

Ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar- ka thene përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani.

Ne liste per numerim jane vene tashme kutite 1793, 1796 1799, 18 09/1 .

KQZ, debat për aktin normativ. PS: Zbardheni

Debate mes perfqesuesve te majte e te djathte ne Komisonin Qendror te Zgjedhjeve per zbardhjen juridikisht te aktit te miratuar për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Nënkryetarja Deshira Subashi deklaroi se nuk janë përcaktuar rregullat e aktit që u miratua parimisht. Sipas saj akti është një tymnajë për të deformuar procesin. Ajo kerkon fotokopje te dokumentit dhe gjithe materialet qe shoqerojen kutite qe presin pe t’u hapur.

Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vërtetojmë juridikisht cdo akt.-tha Genci Gjoncaj.

Nderkohe kreu i  KQZ-së Ristani reagoi duke sqaruar se po vazhdohet me vendimmarrje të ndërmjetme.

Përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti tha se në këto momente KQZ po luan rolin e KZAZ së madhe të Tiranës dhe KZAZ i merr vendimet me 4 vota.

Procedurat e nje dite me pare

Fletët e kontestuara, Basha 22 vota më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis mbledhjen per numerimin e 40 kutive të tjera me flete te kontestuara per kreun e bashkise se Tiranes.

Numerimi u nderpre në mesnatë, ku perfundoi procedura per 60 fletë votimi nga 20 kuti, sipas KQZ të panumëruara, sepse ishin hedhur dhe lënë mënjanë për shkak të mospërputhjes së ngjyrës me fletët e tjera.

Nga këto fletë kandidati Lulzim Basha ka marrë 46 vota dhe kandidati Edi Rama ka marrë 14 vota. Po të shtohen edhe 10 vota më shumë që kandidati Rama ka nga numërimi i mëparshëm, diferenca e përkohshme midis kandidatëve është 22 vota në favor të kandidatit Basha.

Komisioni Qendror vazhdoi punën me argumentin se fletët që po numëroheshin tani nuk ishin numëruar në komisionet zonale për shkak të mospërputhjes së ngjyrës së fletëve në kutinë e gabuar. KQZ tha po ashtu se aktualisht po funksiononte si një komision zonal për Tiranën, sepse ligjvënësit nuk e kanë parashikuar një strukturë të tillë në Kodin Zgjedhor.

KZAZ 48, Njësia bashkiake nr.4

Nga hapja e 7 kutive  kandidati i “Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 15 vota dhe kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama ka marrë 4 vota.

Nëpërmjet vendimit do të bëhet ndryshimi i tabelave të rezultatit të grupit të numërimit, duke shtuar fletët e vlerësuara të vlefshme, por të hedhura në kutinë e gabuar në tabelën përmbledhëse të KZAZ-ve.

KZAZ 47, Njësia bashkiake nr.3

Nga hapja e 10 kutive, 14 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për Aleancën për qytetarin, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e Aleancës për të ardhmen, Edi Rama. Kutite  i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.

Tension

Gjate gjithe dites pranë KQZ-së ka patur tension ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së kane  qëndruar përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.

Miratohet akti, Ristani: Kutite hapen ne salle

TIRANË- Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.

Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.

Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.

Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.

Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.

Kosovrasti

Mbledhja e KQZ-se ka nisur me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.

Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.

Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet. Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme- tha ai.

Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë- tha ai.

Gjonçaj

Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj e ka quajtur absurde dhe te paligjshem nje vleresim te votave ne kete faze.

“KQZ vepron si KZAZ vetëm në rastet e përcaktimit dhe kushtet e nenit 123 dhe vetëm për nxjerrjen e rezultatit të kryeyarit dhe këshillit bashkiak të Tiranës. Është momenti I vetëm ku KQZ mund të disponojë me vendim. KQZ në këtë fazë nuk mund të bëjë vlerësim vote, e keni thënë. Nuk mund të gjykojë në këtë fazë të procesit cila votë ëhstë e vlefshme”- tha Gjoncaj.

Ai solli ne kujtese pergjigjen e Ristanit per problemin e fleteve te njesia numer 5, per fletet me defekt printimi.

“Ju më thatë: është shumë e saktë që është KZAZ që do të vendosë për ato fletë nuk kemi asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Kosovrasti që sot lexoi një kërkesë ka thënë absolutisht atë që tha sot; ato kanë votën e qytetarit dhe ska punë KQZ të ndërhyjë. Në bazë të kodit shqetësimet do të vijnë më vonë. Cfarë ndodhi në 4 ditë ju ndërruar mendimin. Thotë që shqetësohet për votën e hedhur gabim, shqetësohet për një njeri që nuk i thotë do jo, ke hubur, këtë se thoni doit ju, ky është problemi që sot KQZ vepron nën dhunën policore dhe ska bërë vaki kurrë në 12 vjet që KQZ të ketë këtë prezencë policore. Kjo është Shqipëria kopja e Lukashenkos.”- tha ai.

Subashi

Deshira Subashi e ka quajtur aktin jo vetem te paligjshem, por edhe deformues te rezultatit zgjedhor. Sipas saj, me kete akt behen te gjitha zgjedhjet e pavlefshme, pasi parasheh nderhyrjen ne kutite e votimit jashte ligjit. “Jemi ne kundershtim te hapur me procedurat qe duhet te ndiqen. Eshe i paprecedente ne zgjedhjet tona, pasi nuk eshte fenomen i ri, por qe ndodh ne cdo zgjedhje ne pushtetin vendor”- tha Subashi.

Sipas saj, ajo dhe kolegu Lazaj i kane kërkuar nga KQZ të bëjnë procedurë për të miratuar tabelën e rezultateve zgjedhore për njësinë 49 pasi të gjitha aktet kanë mbërritur në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›