E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton kerkesen e PD-se per fletet e kontestuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për fletët e kontestuara

Kështu, gjatë mbledhjes së paradites së sotme, institucioni qendror zgjedhor në vend, mori në konsideratë kërkesën e selisë blu për të numëruar 26 kutitë që përmbajnë brenda tyre fletë votimi të kontestuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi kështu që të hapen zarfet me votat e kontestuara në 26 kutitë e kërkuara nga PD-ja.

Vendimi u miratua me 4 vota pro të anëtarëve të KQZ-së, kundrejt 2 kundër të përfaqësuesve të opozitës në këtë institucion.

Vendimi erdhi pas debateve të shumta, përfshirë ato mes anëtarëve të KQZ-së, por edhe përfaqësuesve të partive politike.

Ndërsa socialistët kërkojnë pavlefshmërinë e tabelave të rezultateve, demokratët kërkojnë përfshirjen në to pas rivlerësimit edhe të votave të kontestuara.

Janë 403 vota të tilla në 26 kuti votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›