KQZ Miratimi i kerkeses se PD per fletet e kontestuara i bazuar ne ligj

Kërkesa e Partisë Demokratike, e pranuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numërimin e votave të kontestuara që gjenden në 26 kuti votimi, është e bazuar në ligj.
Kështu deklaroi në një konferencë të posaçme shtypi, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli.
Sipas tij, KQZ mori në shqyrtim kërkesën e PD-së dhe e vlerësoi atë si të drejtë.
“Marrja në dorëzim fletëve po bëhet në mënyrë transparente”, garantoi mes të tjerash Olli.
Duke shtuar se të gjitha kutitë janë dorëzuar me procesverbal dhe se rinumërimi i fletëve në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të jetë transparent.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për numërimin e 403 fletëve të kontestuara, që gjenden në 26 kuti votimi.
Vendimi u miratua me 4 vota pro të anëtarëve të KQZ-së, kundrejt 2 kundër të përfaqësuesve të opozitës në këtë institucion.