KQZ miraton listën e partive, debate për siglën e PS
KQZ ka miraton listën e partive të cilat do të garojnë ne zgjedhjet e 28 qershorit. Nga 38 parti politike të cilat kishin paraqitur kërkesën, 34 morën miratimin e KQZ, ndërsa për 4 të tjera vendimi u pezullua. Miratimi i siglës së PS u shoqërua me debate.
TIRANE- Është shoqëruar me debate mbledhja e fundit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shkak i përplasjeve ka qenë sigla me të cilën Partia Socialiste do të regjistrohet në fletën e votimit. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj i kërkoi KQZ-së, ndryshimin e siglës nga PSSH në PS duke shtruar disa arsyetime.
“Arsye pse unë paraqes këtë kërkesë zyrtare ka të bëjë me, së pari në katër zgjedhjet e fundit Partia Socialiste është regjistruar me siglën PS. E dyta është përdorimi i “Sh” në fund do të ngatërronte votuesin për shkak të subjekteve të shumta elektorale në fletët e votimit. Marria në konsideratë e kësaj kërkese e bën më të thjeshte e bën më të thjeshte votimin për qytetarët”- tha Gjonçaj.
Propozimi i Gjonçaj u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, i cili tha se sigla e PS-së duhet të miratohet ashtu siç është në vendimin e gjykatës PSSH. Duke iu referuar vendimit të gjykatës, anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi tha se Partia Demokratike në gjykatë është e regjistruar me siglën PDSH-së.
Në përfundim KQZ, me votat e tre anëtarëve të majtë dhe të kryetarit Ristani miratoi siglën e PS-së të propozuar nga Gjonçaj. Në mbledhje u miratuan 34 subjekte politike nga 38 kërkesa të paraqitura. (a.r/news24/balkanweb)