Ekspertët e PD e PS, gati draftin për kartat e identitetit
Ekspertët e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste kanë gati draftin në formë VKM për ceshtjen e kartave të identitetit. Ekspertët kanë përcaktuar se drafti nuk do të prekë skemën e qeverisë, dhe do ti paraqitet kryeministrit pas kthimit nga Praga.
TIRANE- Ekspertët e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste kanë gati draftin në formë VKM për ceshtjen e kartave të identitetit.
Drafti që do ti paraqitet kryeministrit Berisha menjëherë pas kthimit të tij nga Praga. VKM konsiston në një cmim prej 200 lekësh për kartat me të cilat do të pajisen personat që nuk kanë pasaportë.
Po sipas draftit, pjesa tjetër prej 1000 lekësh do të paguhet nga qytetarët pas një peridhe 6 mujore.
Në rast se nuk paguhet kjo shumë, atëherë qytetarët do te cilësohen debitorë ndaj shtetit. Hartimi i draftit të ri për kartat e identitetit është bërë i mundur vetëm pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, ndërhyrje të cilën e pranoi dhe kryeministri Berisha pak ditë më parë.
Gjithashtu ekspertët e të dyja palëve kanë përcaktuar se drafti i ri nuk do të prekë skemën e qeverisë për subvencionimin e disa kategorive, si personat me ndihmë sociale, studentët dhe pensionistët, të cilët edhe do të paguajnë një tarifë prej 200 lekësh për tu pajisur me kartat e identitetit.
(e.n/News24/BalkanWeb)