Projekti, brenda tre vitesh 6 HEC-e në lumin Shalë
Ministria e Energjetikës nënshkroi me një konsorcium slloven projektin për ndërtimin e 6 HEC-eve në lumin Shalë. Projekti do të realizohet brenda 3 vitesh dhe Shqipëria përfiton 37 mln kilovat orë energji falas në vit.
TIRANE- Në rrjedhën e lumit Shalë në Shkodër do të ndërtohen 6 hidrocentrale në formën e një kaskade. Projekti do të realizohet nga konsorciumi slloven “Interenergo”. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli ka nënshkruar me drejtuesit e konsorciumit marrëveshjen për këtë projekt, i cili do të realizohet brenda 3 vjetësh nga momenti i marrjes së të gjitha lejeve.
“Projekti parashikon ndërtimin e 6 hidrocentraleve në formë kaskave, të një tipologjie të ndryshme, me një kapacitet të instaluar prej 128 megavat dhe me një prodhim vjetor rreth 530 milion kilovat orë në vit”- tha Ruli.
Marrëveshja parashikon që 7 për qind e prodhimit vjetor të energjisë nga këta hidrocentrale ose 37 milionë kilovat orë në vit do t’i jepen pa pagesë shtetit. (a.r/news24/balkanweb)