E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton planin për projektine numërimit elektronik në Fier

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi të premten me unanimitet planin për përmbushjen e projektit për Sistemin Elektronik të Votimit (SEN), që do të përdoret për herë të parë në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 23 qershorit. Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit miratuan disa ndryshime në aktin e propozuar nga administrata zgjedhore, duke i hapur kështu rrugën zbatimit të këtij projekti.

Procesi i numërimit në Fier, sipas plan programit të hartuar nga KQZ, parashikohet të zgjasë 24 orë. Kështu nga data 23-24 qershor do të zhvillohet numërimi elektronik dhe transmetimi i të dhënave në kohë reale në KQZ.

Ndërsa më datë 25 kompania spanjolle INDRA do të dorëzojë në KQZ në formë elektronike rezultatet dhe imazhet e fletëve të votimit të skanuara nga SEN. Testimi i parë i projektit të sistemit elektronik të numërimit do të realizohet nga KQZ dhe kompania e kontraktuar më datë 13 prill 2013. Sipas plan-projektit, KQZ do të caktojë dhe një audit të pavarur për auditimin e sigurisë dhe funksionimin e sistemit.

NIS KONSTITIMI I KZAZ
Nis sot konstituimi i  KZAZ e Qarkut të Tiranës dhe të Durrësit. Kjo bëhet e ditur nëpërmjet KQZ, administrata e së cilës ka shpallur vendet e ngritjes së tyre. Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme në orën 10:00 do realizohet dhe ngritja e KZAZ-ve në qarqet e tjera. Në tabelat e vendeve të konsitutimit të tyre ka edhe vende të tilla si zyra të mbeldhjeve të këshillave bashkiakë, zyra bashkie, në/prefekti apo konvikte shkollash e drejtorish të ndryshme. Kjo sipas anëtarëve të KQZ s’përbën asnjë shkelje ligjore, pasi s’do të jetë ato vendet ku do të numërohen votat.

Në njoftimin e saj, KQZ bën apel partive që të përmbushin detyrimet e tyre ndaj komisionerëve e mbledhjes së parë të KZAZ-ve. “Me këtë rast KQZ i bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në këto Komisione që në funksion të përmbushjes së këtij detyrimi ligjor të japin kontributin e tyre në konstituimin e KZAZ, brenda afatit të përcaktuar në vendimin e KQZ.

Gjithashtu KQZ kërkon nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në territorin administrativ të të cilave do të vendosen selitë e KZAZ-ve, të krijojnë të gjitha kushtet dhe lehtësitë e nevojshme për mbarëvajtjen e punës së këtyre Komisioneve”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Ndër të tjera, ky institucion ka marrë masat për dërgimin e gjithë bazës materiale që do shërbejë për fillimin e punës së këtyre Komisioneve si dhe do asistojë me përfaqësuesit e vet në konstituimin e këtyre Komisioneve.

Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të ketë 89 ZAZ, nga 66 që ishin në zgjedhjet e 2009-s. Ky vendim u mor nga Kolegji Zgjedhor më 3 janar, i cili pranoi variantin e propozuar nga administrata e KQZ.

Redaksi Online
(bm/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›