E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Votoni tre ligjet e Brukselit”

29-03-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sërish apel opozitës

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi sërish opozitën për të votuar “3 ligjet e Brukselit”. “Ju duhen vetëm tre sekonda për të votua tre ligjet e Brukselit që do të përkthehen në miliona euro investime për shqiptarët. Evisi do t’i votojë, e ka premtuar, por ju s’do të jeni në këtë parlament”, deklaroi Topalli në mbyllje të seancës plenare të së enjtes.
Por opozita sërish nuk pranoi të votojë ato, ndërsa vazhdon i njëjti demonstrim bojkoti ndaj ligjeve të Brukselit, sapo seanca i drejtohet fundit të saj; në mënyrë të turpshme deputetët e PS dalin menjëherë jashtë sallës. Prej muajsh të tërë, 3 ligjet e Brukselit janë në rendin e ditës të Kuvendit, në pritje të reflektimit të opozitës. Tre ligjet e “Brukselit” janë propozimet për reformën parlamentare. (Projektvendimi “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit” si dhe Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8550, datë 18. 11. 1999 “Statusi i deputetit”, i ndryshuar”), projektligj “Për nëpunësin civil”, si dhe projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15. 03. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›