E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Evis Kushi firmosi për integrimin, kur hyri në PS gënjeu si Rama”

29-03-2013 / Gazeta 55

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami në emisionin “Fakt”

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se në tetë vite qeverisje të kryeministrit Berisha vendi ka parë zhvillimin ekonomik më të lart që mund të shikonte, në këto tetë vjet janë ndërtuar 10 mijë km rrugë. Sipas tij ka probleme, por maxhoranca i ka ballafaquar problemet dhe është përpjekur të jetë realistenë ballafaqimin e problemeve.
Në lidhje me premtimet për mandatin e tretë, ministri Imami theksoi se “ne duam të bëjmë një vend ku të ketë më shumë vende pune, të jetë i integruar në Europë, të ketë të garantuar sigurinë, të ketë një infrastrukturë të mbuluar nga pikëpamja e rrugëve, shkollave, ujit të pijshëm apo në qoftë se do të vazhdojmë të nxisim siç kemi bërë edhe në sektorin e energjisë, siç është projekti TAP. Ajo që po flasim është vizioni i një jete më të mirë për të rritur fëmijët, për ti arsimuar, flasim për një Shqipëri të hapur ku njerëzit të lëvizin lirshëm nga Kukësi, nga Saranda, nga Hasi, nga Korça, nga Lushnja etj, ato e ndiejnë veten europianë. Kjo ide na entuziazmon”. 
Ndërkohë përsa i përket prurjeve të reja të PS, deputeti Imami i ka quajtur ata kukulla të Edi Ramës. Me anët të një shembulli Imami ka vënë në dukje shëndërrimin moral të kanidatëve të PS.
“Po ju jap një shembull, një vajzë e cila para pak javësh ka firmosur një peticion drejtuar kryetarit të PS-së, ku i drejtohet të miratojë tre ligjet dhe pasi u shpall si kandidate e asaj partie gënjen njësoj si drejtuesi i saj. Kjo që po them është se ajo vajzë në qëndrimet e saj është ekselente sepse ajo ndërkohë si intelektuale, si pedagoge nënshkruan një letër të një grupi intelektualësh shqiptarë për miratimin e tre ligjeve në kuvend. Problemi qëndron se sapo e merr kandidaturën, e përgënjeshtron atë që ka bërë dhe ky frymëzimi I gënjeshtrës është bërë një gjë e zakonshme tani në Partinë socialiste”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›