KQZ miraton rezultatet: Basha kryetar bashkie
Pas dhjetëra mbledhjesh 10 ditët e fundit, janë numëruar 125 kuti me vota të hedhura në kutitë e gabuara.
KQZ miratoi këtë të hënë pas shtyrjeve të herëpashershme të mbledhjeve, vetëm me katër votat e anëtarëve të djathtë në Komision, tabelat përmbledhëse për të gjithë KZAZ-të në kryeqytet.
Nga rezultatet përfundimtare, tashmë të shpallura nga ky institucion, kandidati demokrat Lulzim Basha ka marrë 124 786 vota, kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama që ka marrë 124 705, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, ka marrë 1394 vota. Në bazë të rezultateve përfundimtare, kandidati Basha ka marrë 81 vota më shumë se sa kryetari aktual i bashkisë më të madhe në vend, Rama.
Nga të dhënat e KQZ-së, rezultojnë të vlefshme 250880 fletë votimi të hedhura në kuti nga qytetarët e Tiranës. Opozita në të gjitha rastet e konsideroi të paligjshëm procesin e numërimit dhe vendimit, duke e vlerësuar si “dhënie rezultati në tavolinë” për kreun e ri të bashkisë.
“Ky proces i tejzgjatur ka sjellë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor”, tha përfaqësuesi i PS-së në komision, Genci Gjonçaj në mbledhjen e zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Pritet që çështja të shkojë pranë Kolegjit Zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në orët e mbrëmjes pas 3 orësh debate, projekt/aktin për përllogaritjen në tabelën e rezultateve të fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar, të cilat u vlerësuan gjatë këtyre ditëve nga KQZ, që funksionoi në rolin e KZAZ-së së Tiranës.
Kreu i Komisionit, Arben Ristani, tha se akti është hartuar në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga KZAZ-të e Tiranës, lidhur me mënyrën se si do të vlerësoheshin votat e gjetura në kutitë e gabuara.
"Këto kërkesa kanë ardhur nga shumë KZAZ dhe duhet të merrnin një zgjidhje nga KQZ, i cili në këtë rast funksionoi edhe si KZAZ për të përcaktuar mënyrën se si ata do të përmbyllin numërimin me të gjitha kutitë e votimit", tha Ristani.
Miratimi i këtij projekt-akti u kundërshtua nga përfaqësuesit e opozitës në këtë komision. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj, tha se gjatë këtyre 4 ditëve janë rivlerësuar vota të shpallura të pavlefshme me vendim të KZAZ dhe ky veprim është jashtë kompetencës së KQZ. Ai theksoi se "në thelb ky është një akt normativ dhe duhet miratuar me shumicë të cilësuar nga KQZ".
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-23 23:04