E Diel, 1 Nëntor 2026

PS depoziton në Kolegjin Zgjedhor padinë për Tiranën

Kërkesa është depozituar sot zyrtarisht dhe pritet të shqyrtohet brenda kësaj jave nga ana e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Opozita socialiste konteston rrugën e ndjekur nga KQZ-ja për shpalljen e tabelave përmbledhëse për fituesin e bashkisë së kryeqytetit. Në të gjitha rastet, opozita i ka vlerësuar si të jashtëligjshme vendimet e marra nga KQZ-ja.

Nuk dihet ende nëse protestat e opozitës do të vazhdojnë, por tashmë policia ka marrë masa për ruajtjen e Gjykatës së Apelit, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor i përbërë prej 8 anëtarësh. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-24 09:53
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›