E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapësira ajrore evropiane në rrezik!

Xhufka e vullkanit “Grimsvotn” ka ndërprerë tashmë fluturimet mbi Greonlandë dhe është drejtuar mbi Skoci, ku pritet në ndikojë në fluturime më vonë gjatë ditës së sotme.

Autoritetet britanike të Aviacionit Civil theksuan se me shumë mundësi ditën e nesërme do të ndërpriten shumë fluturime nga pjesë të ndryshme të vendit.

Reja e tymit pritet gjithashtu të mbërrijë në skandinavi të martën, njofton instituti meteorologjik i FInlandës.

Ndërkohë një zëdhënës i Bashkimit Evropian theksoi se reja aktuale ishte qetësisht më pak e rrezikshme se reja e vullkanit “Eyjafjallajokull”. Reja e “Eyjafjallajokull”-it shkaktoi mbylljen më të rëndë të hapësirës ajrore në botë që prej Luftës së Dytë Botërore, me më shumë se 10 mijë fluturime të anuluara.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-23 19:05
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›